Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione sipas Ligjit “Magnitski” mbi disa persona me ndikim në Bullgari, bosi i bixhozit i cili aktualisht gjendet në Dubai, Vasill Bozhkov, tha se ai ka qenë "i vetmi që u bëri sinjal zyrtarisht Shteteve të Bashkuara, por në vend që ta shqyrtojnë, amerikanët janë kthyer kundër tij duke i vendosur sanksione. Sipas Bozkovit, që nga viti 2014 deri në 2020-ën ai ka qenë i zhvatur nga Bojko Borisov dhe nga ish-Ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe vetëm për tre vitet e fundit të kësaj periudhe ai u ka dhënë atyre 60 milion leva reketim /mbi 30 milion euro/.
Në një konferencë, ish-Kryeministri dhe udhëheqës i GERB Bojko Borisov deklaroi se GERB nuk ka marrë mjete financiare nga biznesmeni Bozhkov. Borisov tha se i mbështet veprimet e SHBA-së dhe se vendi punon mbi këto çështje tashmë disa muaj.
Në një postim në Facebook, udhëheqësi i "Ka një popull të tillë" Sllavi Trifonov shkroi: "Shoqëria civile në Bullgari është në thelbin e pozicionit të djeshëm të SHBA-së. Sepse gjithçka që është shkruar në raport, shoqëria civile bullgare e dinte shumë kohë më parë dhe e shprehu atë në sheshe dhe rrugë.
"Pse Shtetet e Bashkuara nga jashtë duhet të na tregojnë se çfarë të bëjmë? "Është e dukshme se organet e zbatimit të ligjit nuk e kanë bërë punën e tyre," komentoi udhëheqësja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova, duke kërkuar që Kryeprokurori Ivan Geshev të nisë hetime në shkallë të gjerë.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ kërkoi prova nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me akuzat dhe njoftoi se derisa t'i marrë ato, do të mbështesë Deljan Peevskin, sipas të cilit arsyet e sanksioneve nuk përmbajnë ndonjë fakt të vërtetë.
Bullgaria Demokratike komentoi se tani vëmendja është e përqendruar te të gjithë ata që lejuan që fenomenet "Peevski" dhe "Bozhkov" të bëhen fakt.0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..