Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione sipas Ligjit “Magnitski” mbi disa persona me ndikim në Bullgari, bosi i bixhozit i cili aktualisht gjendet në Dubai, Vasill Bozhkov, tha se ai ka qenë "i vetmi që u bëri sinjal zyrtarisht Shteteve të Bashkuara, por në vend që ta shqyrtojnë, amerikanët janë kthyer kundër tij duke i vendosur sanksione. Sipas Bozkovit, që nga viti 2014 deri në 2020-ën ai ka qenë i zhvatur nga Bojko Borisov dhe nga ish-Ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe vetëm për tre vitet e fundit të kësaj periudhe ai u ka dhënë atyre 60 milion leva reketim /mbi 30 milion euro/.
Në një konferencë, ish-Kryeministri dhe udhëheqës i GERB Bojko Borisov deklaroi se GERB nuk ka marrë mjete financiare nga biznesmeni Bozhkov. Borisov tha se i mbështet veprimet e SHBA-së dhe se vendi punon mbi këto çështje tashmë disa muaj.
Në një postim në Facebook, udhëheqësi i "Ka një popull të tillë" Sllavi Trifonov shkroi: "Shoqëria civile në Bullgari është në thelbin e pozicionit të djeshëm të SHBA-së. Sepse gjithçka që është shkruar në raport, shoqëria civile bullgare e dinte shumë kohë më parë dhe e shprehu atë në sheshe dhe rrugë.
"Pse Shtetet e Bashkuara nga jashtë duhet të na tregojnë se çfarë të bëjmë? "Është e dukshme se organet e zbatimit të ligjit nuk e kanë bërë punën e tyre," komentoi udhëheqësja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova, duke kërkuar që Kryeprokurori Ivan Geshev të nisë hetime në shkallë të gjerë.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ kërkoi prova nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me akuzat dhe njoftoi se derisa t'i marrë ato, do të mbështesë Deljan Peevskin, sipas të cilit arsyet e sanksioneve nuk përmbajnë ndonjë fakt të vërtetë.
Bullgaria Demokratike komentoi se tani vëmendja është e përqendruar te të gjithë ata që lejuan që fenomenet "Peevski" dhe "Bozhkov" të bëhen fakt.Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..