Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione sipas Ligjit “Magnitski” mbi disa persona me ndikim në Bullgari, bosi i bixhozit i cili aktualisht gjendet në Dubai, Vasill Bozhkov, tha se ai ka qenë "i vetmi që u bëri sinjal zyrtarisht Shteteve të Bashkuara, por në vend që ta shqyrtojnë, amerikanët janë kthyer kundër tij duke i vendosur sanksione. Sipas Bozkovit, që nga viti 2014 deri në 2020-ën ai ka qenë i zhvatur nga Bojko Borisov dhe nga ish-Ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe vetëm për tre vitet e fundit të kësaj periudhe ai u ka dhënë atyre 60 milion leva reketim /mbi 30 milion euro/.
Në një konferencë, ish-Kryeministri dhe udhëheqës i GERB Bojko Borisov deklaroi se GERB nuk ka marrë mjete financiare nga biznesmeni Bozhkov. Borisov tha se i mbështet veprimet e SHBA-së dhe se vendi punon mbi këto çështje tashmë disa muaj.
Në një postim në Facebook, udhëheqësi i "Ka një popull të tillë" Sllavi Trifonov shkroi: "Shoqëria civile në Bullgari është në thelbin e pozicionit të djeshëm të SHBA-së. Sepse gjithçka që është shkruar në raport, shoqëria civile bullgare e dinte shumë kohë më parë dhe e shprehu atë në sheshe dhe rrugë.
"Pse Shtetet e Bashkuara nga jashtë duhet të na tregojnë se çfarë të bëjmë? "Është e dukshme se organet e zbatimit të ligjit nuk e kanë bërë punën e tyre," komentoi udhëheqësja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova, duke kërkuar që Kryeprokurori Ivan Geshev të nisë hetime në shkallë të gjerë.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ kërkoi prova nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me akuzat dhe njoftoi se derisa t'i marrë ato, do të mbështesë Deljan Peevskin, sipas të cilit arsyet e sanksioneve nuk përmbajnë ndonjë fakt të vërtetë.
Bullgaria Demokratike komentoi se tani vëmendja është e përqendruar te të gjithë ata që lejuan që fenomenet "Peevski" dhe "Bozhkov" të bëhen fakt.Më 12 maj 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev nënshkroi një propozim drejtuar Asamblesë Kombëtare për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?"...
Më 18 maj rumunët do të votojnë sërish për president George Simion dhe Nicushor Dan janë dy kandidatët që do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani më 18 maj. Simion, kandidati i partisë nacionaliste “Aleanca për..
“Roli juaj në zhvillimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara është thelbësor. Është një nder për mua të jem midis jush në këtë festë veçanërisht të rëndësishme për Bullgarinë – Ditën e Trimërisë dhe Ditën e Ushtrisë Bullgare.” Me..