Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blihen suplementarisht 1500 makina votimi

Emill Vojnov
Foto: BGNES

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) shpalli një prokurim publik për furnizimin shtesë të 1500 makinerive të votimi të nevojshme për zgjedhjet e 11 korrikut. Çmimi maksimal është 3.25 milion euro pa TVSH. Procedura do të kontraktohet përsëri me firmën “Siela Norma”.

Emill Vojnov - Nënkryetari i KQZ-së, shpjegoi se kjo është e nevojshme për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Makineritë shtesë do të jenë të njëjta në lloj dhe model me ato të dërguara nga prokurimi i mëparshëm publik, dhe nëse është e nevojshme do të caktohet një dorëzim shtesë  deri në 500 pajisje të tjera për zgjedhjet presidenciale.

Të dy përfaqësuesit e GERB votuan kundër vendimit me argumentin se është ende e paqartë në cilët prej seksioneve do të ketë dy makina votimi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 janarin

Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..

botuar më 25-01-06 7.40.MD

Bullgarët anembanë vendit nxirrnin kryqin e Epifanisë nga ujërat e ftohta

Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Tradicionalisht, në kishat shërbehet një liturgji festive e Epifanisë, shenjtërohet uji dhe më pas priftërinjtë..

botuar më 25-01-06 6.04.MD
Presidenti Radev

Presidenti u dha partive një afat deri më 13 janar për të rënë dakord për një kabinet

Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të Ushtrisë Bullgare në Sofje me rastin e Epifanisë , presidenti Rumen Radev njoftoi se parlamenti duhet..

botuar më 25-01-06 1.26.MD