Një sondazh i Dhomës Gjermane-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë tregon korrupsionin, kriminalitetin dhe mungesën e transparencës në prokurimet publike si probleme kryesore për bizneset në Bullgari, njoftoi reporterja e BNR-së Natalija Gançovska.
Sondazhi për mjedisin e biznesit në vendin tonë zhvillohet për të 15-in vit midis anëtarëve të dhomës. 97% e të anketuarve tregojnë se do të investonin përsëri në Bullgari, 41% e konsiderojnë vendin tonë një vend tërheqës për investime. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve në sondazh (48%) vlerësojnë si të mirë gjendjen e ndërmarrjes së tyre. 30% e kompanive të anketuara planifikojnë të emërojnë punonjës të rinj, ndërsa 13% ka shumë të ngjarë që të çlirojnë një pjesë prej stafit të tyre. Gjysma e ndërmarrjeve kanë vështirësi në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar. Në këtë drejtim, sipas të anketuarve në Bullgari, është e nevojshme të futen elementë të sistemit të përgatitjes duale profesionale që u imponua në Gjermani.
87% e ndërmarrjeve vlerësojnë pozitivisht anëtarësinë e Bullgarisë në BE. 67% e të anketuarve dëshirojnë futjen e euros, 18% janë "kundër". Për sa i përket infrastrukturës, vendi ynë renditet i 10-ti ndër 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Për herë të radhës pakënaqësia më e madhe e kompanive është në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit. 81% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur ose të pakënaqur, ndërsa 70% e tyre janë shumë të pakënaqur ose të pakënaqur me jo-transparencën në prokurimet publike.
Pyetjes "Cilat pasoja të pandemisë së koronavirusit kanë ndikimin më të madh në kompaninë tuaj?" - 69% e të anketuarve i përgjigjen kufizimet e udhëtimit, ndërsa 47% anulimin e ngjarjeve tregtare dhe panaireve. 61% e pjesëmarrësve në studim presin që ekonomia bullgare të rimëkëmbet në vitin 2022 dhe qarkullimi i ndërmarrjes së tyre nga kohërat "para koronavirusit" të kthehet gjithashtu në 2022.
Lidhur me masat e marra nga qeveria për të zbutur pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit vetëm 15% janë të kënaqur dhe 25% janë të pakënaqur.
Gjermania është tregu më i rëndësishëm i huaj për produktet bullgare. Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Energjetikës të Gjermanisë, shkëmbimi tregtar midis Bullgarisë dhe Gjermanisë për vitin 2020 arrin në 8207 miliardë euro, dmth. ka një rënie prej 3.6% në 2020 krahasuar me vitin 2019, njoftoi BGNES.
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..