Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aeroplani bullgar MiG-29 është rrëzuar në Detin e Zi

Foto: BGNES

Një aeroplan bullgar MiG-29 u rrëzua në det afër Shabllës gjatë stërvitjes ushtarake Shabla 2021, njoftoi para BNR-së admirali Kirill Mihajllov, Komandanti i Marinës. Ai shprehu shpresë se piloti ka katapultuar.

Gjatë një detyre trajnimi mbi ujërat e Bullgarisë, një avion MiG-29 i Forcës Ajrore Bullgare humbi radio-komunikimin dhe u zhduk nga radari në orën 00:45. Menjëherë filloi operacion i kërkimit të pilotit, i cili po vazhdon edhe sot, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Stërvitja taktike me qitje luftarake "Shabla 21" është pezulluar. Më shumë se 2 000 ushtarakë nga Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në stërvitje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zafirov

Ministri Atanas Zafirov: Mund të ketë një qeveri të rregullt javën e ardhshme

Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..

botuar më 25-01-10 5.35.MD
Kirill Petkov

Prokuroria i caktoi masën parandaluese Kirill Petkovit

Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...

botuar më 25-01-10 3.23.MD
Ministri Atanas Zaprjanov

140 milionë leva janë shpenzuar për përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake vitin e kaluar

Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..

botuar më 25-01-10 3.22.MD