Shoqata e Industrisë Bullgare të Aviacionit paralajmëroi përsëri se gjendja e sektorit të aviacionit civil në vend është kritike. Përfaqësuesit e Shoqatës biseduan me Ministrin e Transportit Georgi Todorov. Sipas industrisë, nevojiten veprime konkrete të shpejta për të parandaluar dështimin e sezonit të fluturimeve charter. Linjat ajrore bullgare zbatojnë 70-80% të programeve charter për turizmin, por për shkak të pandemisë janë pa të ardhura.
Në një letër drejtuar institucioneve dhe mediave, ekspertët e aviacionit kërkojnë një grant emergjent prej 20% të xhiros së sektorit për 2018-ën dhe 2019-ën. Sipas Eurocontrol, në vitin 2020 rënia e fluturimeve të pasagjerëve në linjat e planifikuara është 65%.
Partia nacionaliste “Vëzrazhdane” ka njoftuar për datën 27 shtator, në orën 12:00, një protestë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare. Një protestë është planifikuar edhe në Varna. Ndër kërkesat e tjera të..
Bullgaria është një nga ekonomitë më dinamike dhe me perspektivë në Evropën Juglindore, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një dreke pune në Nju Jork, të organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfik dhe organizata për dialog biznesi BCIU,..
Për të tretën ditë radhazi, parlamenti bullgar nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm prej 121 deputetësh dhe seanca nuk u zhvillua. Në sallën plenare u paraqitën vetëm 111 nga gjithsej 240 deputetë – një situatë që u përsërit edhe dy ditët e..
Gjatë 24 orëve të ardhshme , moti do të jetë kryesisht me vranësira të shumta, dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe rajonet juglindore..
Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir..
Në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, mori pjesë në një takim në..