Zgjedhjet e rregullta parlamentare në prill ishin në mes të valës së tretë të Covid-19 në Bullgari.Organizimi i tyre ishte kompleks dhe aktiviteti mezi kaloi 50% të atyre që kishin të drejtën e votimit (50.61%).Tani situata në vendin tonë është e ndryshme – numri i të infektuarve është i ulët dhe megjithëse gjendja e jashtëzakonshme epidemike është në fuqi deri në fund të korrikut, masat janë më liberale.A do të votojnë tani më shumë njerëz, të cilët në zgjedhjet e kaluara kishin frikë për të dalë nga shtëpia për shkak të epidemisë së koronavirusit?
"Në të vërtetë, për momentin situata është krejt e ndryshme, kështu që kjo mund të ndikojë në pjesëmarrje, por jo në mënyrë të konsiderueshme – është kategorik Doc. Aleksandër Hristov nga Qendra për Analiza dhe Komunikacione të Krizave.
Ajo që do të ndikojë më shumë në motivimin e njerëzve për të votuar është ajo që po ndodh në vendin tonë për momentin, veprimet e qeverisë së përkohshme, kundërshtimi midis njerëzve që i mbështesin masat dhe atyre që nuk i mbështesin. Ky do të jetë motori kryesor për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje. Mund të ketë spekulime se njerëzit pushojnë në det gjatë kësaj periudhe, etj., por ky pothuajse nuk do të jetë një faktor, pasi vetë situata politike aktualisht është motivuese ose demotivuese".
"Shumë faktorë dinamikë ndikojnë në opinionin publik," konfirmoi në një intervistë për BNR sociologja Borjana Dimitrova nga Alpha Research.
Zbulimet periodike rreth mënyrës së ushtrimit të pushtetit në vitet e fundit, lista e shpallur nga SHBA-ja e biznesmenëve të sanksionuar bullgarë në përputhje me Ligjin “Magnitski”, vizita e Prokurores Evropiane Laura Kovesi, protestat kundër Prokurorit të Përgjithshëm të vendit, kontrolli i shpenzimeve të spitaleve, ndryshimi i udhëheqjes së agjencive dhe departamenteve kryesore – këto janë ngjarjet të cilat, sipas analistëve, do të kenë një ndikim të rëndësishëm në qëndrimet politike të bullgarëve.
"Ne kemi një qeveri unike të përkohshme, ministra hiperaktivë dhe një kryeministër disi të fshehur.Kjo po ndodh për herë të parë në historinë tonë të re dhe është gjëja kryesore që do të ndikojë që njerëzit të votojnë, - shpjegoi Doc. Hristov. - Kjo u jep besim njerëzve se ndryshimi është disi në duart e tyre." Sipas Hristovit, muajt e fundit kanë treguar se ndryshimi është i mundur, por rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme nuk do të jenë shumë më të ndryshme nga ato në zgjedhjet e kaluara:
"Rezultatet e zgjedhjeve më 11 korrik do të jenë si ato më 4 prill, por kjo ende nuk do të thotë asgjë. Tashmë ka premisa të mendojmë se megjithë këtë raport të forcave politike, do të bëhen përpjekje të konsiderueshme për të formuar një qeveri," theksoi ai.
Çfarë duhet të jenë Parlamenti dhe qeveria e ardhshme e Bullgarisë - kjo është një pyetje me një përgjigje shumë të polarizuar në shoqëri, shpjegoi sociologja Borjana Dimitrova.
"Për fat të keq duhet të them se shumica e njerëzve e shohin parlamentin e ardhshëm me një horizont jo shumë të gjatë veprimi. Megjithatë, një qeveri e zgjedhur rregullisht brenda parlamentit të ardhshëm gëzon mbështetje shumë më të lartë sesa mendimet e shprehura për një vazhdim të mundshëm të qeverisë së përkohshme. Kërkohet stabiliteti. Ne jemi duke kërkuar një formulë në të cilën njerëzit të kenë qartësi të perspektivës, madje kjo të mos jetë në një horizont shumë të gjatë ", tha në përfundim Borjana Dimitrova.
Përpiloi: Elena Karkallanova /sipas intervistës së Diana Donçevës dhe Diana Jankullovës nga BNR-Horizont/
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, Ani Petrova
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..