Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Rilës dhe qyteti i lashtë Nesebër janë ndër objektet më të njohura të UNESKO-së në Bullgari, tregon kuizi ynë online

Foto: arkiv

Në lidhje me përvjetorin e 85-të nga transmetimet e para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit pasardhësi i tyre - Radio Bullgaria, startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.

Në edicionin e dytë ju pyetëm: Cilat nga objektet kulturore janë në listën e UNESKO-s?

Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore të Radio Bullgarisë tregojnë se më të njohurit janë Manastiri i Rilës dhe qyteti i vjetër Nesebër. Këto janë dy prej destinacioneve më të njohura për turizëm kulturor në vendin tonë.


Kisha e Bojanës, e cila gjithashtu është objekt nën egjidën e UNESKO-s radhitet në vendin e tretë për nga popullariteti ndër auditorin tonë internet.

Më pak vota dhe me bazë morën Perperikon dhe Herakleja Sintika. Këto dy objekte nuk janë pjesë e Listës së UNESKO-s, por ka ka të ngjarë që për shkak të popullaritetit të fituar vitet e fundit u përfshinë nga disa pjesëmarrës në përgjigjet e tyre të anketës sonë.

Më shumë për monumentet kulturore të Bullgarisë që janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore mund të lexoni KËTU.

Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë!

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 19 maj 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 19 maj 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë “Turizëm” do t’ju tregojmë se pse kinezët e duan fshatin piktoresk Momçillovci në malin e Rodopeve. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës”..

botuar më 25-05-19 3.00.MD
Teodor Shishmanov

Korrespondentë në det, klasifikime muzikore – detaje nga historia e Radio Bullgarisë

Këngëtari i muzikës pop Teodor Shishmanov, i cili është një nga themeluesit e grupit muzikor “Tonika SV”, të dashur nga breza të tërë bullgarësh, gjithashtu lidhi një pjesë të rrugës së tij të jetës me Radio Bullgarinë. Në periudhën 1985-1988 ai ishte..

botuar më 25-05-17 9.25.PD

Bullgaria sot – 16 maj 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni versionin e këngës “Pse“ nga trio VIVA. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:58 - Lajme 11:41 - Kënga e ditës

botuar më 25-05-16 3.00.MD