Në lidhje me përvjetorin e 85-të nga transmetimet e para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit pasardhësi i tyre - Radio Bullgaria, startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e dytë ju pyetëm: Cilat nga objektet kulturore janë në listën e UNESKO-s?
Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore të Radio Bullgarisë tregojnë se më të njohurit janë Manastiri i Rilës dhe qyteti i vjetër Nesebër. Këto janë dy prej destinacioneve më të njohura për turizëm kulturor në vendin tonë.
Kisha e Bojanës, e cila gjithashtu është objekt nën egjidën e UNESKO-s radhitet në vendin e tretë për nga popullariteti ndër auditorin tonë internet.
Më pak vota dhe me bazë morën Perperikon dhe Herakleja Sintika. Këto dy objekte nuk janë pjesë e Listës së UNESKO-s, por ka ka të ngjarë që për shkak të popullaritetit të fituar vitet e fundit u përfshinë nga disa pjesëmarrës në përgjigjet e tyre të anketës sonë.
Më shumë për monumentet kulturore të Bullgarisë që janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë!
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Të nderuar miq, në programin tonë të sotëm ju ofrojmë tema të përzgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Së pari do t’ju tregojmë për Batakun, i cili është shumë më tepër se një qytet i bukur në malin e Rodopeve me një histori dramatike dhe..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë ju ofrojmë një version të ri të këngës "Dashuria është si" të interpretueses Milena Canova . Ju urojmë minuta të këndshme! 01.47 – Lajmet 12.47 –..
Përshëndetje, miq të dashur! Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se pas shfaqjes së kartolinave të reja QSL të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) , morëm një ortek letrash. Vetëm në korrik janë gati 400! Adhuruesit tanë nga Gjermania dhe India..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “E gjallë” nga grupi i dashur bullgar “Kerana dhe..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Pa paralejmërim” nga Todor Gaxhallov. Ju urojmë..