Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev propozon të rritet nga 60 në 80 euro tarifa që paguajnë shtetasit e vendeve jashtë BE qër të marrë një vizë qëndrimi të shkurtër në Bullgari. Propozimet janë botuar për konsultim publik në faqen e internetit të ministrisë. Rritja arsyetohet me ndryshimet në Kodin e Vizave të BE-së. Rritja nuk prek qytetarët e vendeve që kanë marrëveshje për lehtësimin e vizave me BE. Për ta tarifa është 35 euro. Të tilla janë vende si Rusia, Azerbajxhani, Armenia dhe Bjellorusia.
Një tjetër ndryshim që propozohet është të ulet nga 7.5 euro në 2.5 euro tarifa për certifikimin me “Apostille” të dokumenteve të lëshuara nga institucionet bullgare.
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..