Më 25 qershor në Varna DJ-i me famë botërore Robert Nickson nga Holanda do të marrë pjesë në një projekt të veçantë muzikor. Ai do të kombinojë melodinë e muzikës tradicionale bullgare dhe ritmet moderne elektronike. Koncerti është organizuar nga bashkia e Varnës dhe ajo holandeze Dordrecht, të cilat shënojnë dy dekada të një partneriteti të suksesshëm. Hyrja do të jetë falas. Ngjarja është pjesë e Festivalit Muzikor Ndërkombëtar “Vera e Varnës”. Koncerti fillon në orën 21 në Amfiteatrin në Kopshtin e Detit.
Veçanërisht për audiencën, Nickson bëri një miks të këngës "Ka dalë Deljo Hajduti" /"Izlel je Delyo Haydutin"/. Banori i ri i Varnës, Chilov, fitues i konkursit ndërkombëtar "Can u mix Folk & Vibes", gjithashtu do të ngjitet në skenë.
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..