Çdo mëngjes, pavarësisht nëse është ditë pune ose ditë pushimi, përpara kabinetit të docentit Petër Atanasov , në klinikën “Sëmundje të Brendshme” të Spitalit Universitar për një shërim aktiv dhe një mjekësi të shpejtë “Pirogov” radhiten pacientë. Pjesa më e madhe prej tyre janë për ndjekje të gjendjes pas një infeksioni të kaluar të koronavirusit, por ka dhe të tjerë, të cilët kanë ardhur me dhimbjen e vet nga skaji tjetër i vendit, me shpresën që doktori të mund të largojë frikësimet e tyre. Përpara se të ikin, pacientët e pyesin me ndrojtje “Sa duhet t’ju jap?” “Asgjë - buzëqesh ai dhe shton: Një qëndrim të mirë!” Dhe kjo përsëritet me çdo një pacient.
Docenti Atanasov* beson se një mjek nuk duhet të hyjë në marrëdhënie financiare me pacientët e vet në asnjë mënyrë. “Njeriu i gjallë nuk është një llogari financiare - thotë ai dhe shton: Nuk dua të merrem me këtë! Nuk dua që të kem kufizime me një karakter financiar, për shkak të të cilëve fare jo me paramendim të dëmtojë shëndetin e njeriut. Me veprim ose mosveprim, nëse e lëndon një pacient, kjo nuk është profesionale!”
Në fillim të muajit mars 2020, docenti Atanasov ishte ndër mjekët e parë të cilët u ndeshën me infeksionin viral në Bullgari. Atëherë vetëm për njëzet e katër orë, Reparti i Urgjencës, Klinika e Sëmundjeve të Brendshme dhe një pjesë nga reanimacioni në “Pirogov” kthehen në njësi të trajtimit të pacientëve me Covid-19, të cilët pranojnë rastet më të rënda në Sofje dhe në Bullgari. Kurse e gjithë përgjegjësia për vendimet e vështira në kohën e krizës i merr përsipër docenti Atanasov, si shef i të gjithë departamentit të Covid. Ai vet personalisht ndjek çdo një pacient - prandaj dhe jehonat për të dhe për ekipin e tij janë jashtëzakonisht të mira:
“Unë falënderoj për vlerësimin! Pacientët janë viktima dhe ata me të vërtetë mund të vlerësojnë nëse e kemi përballuar dhe si e kemi arritur atë. Ne thjesht po e kryenim punën tonë. E analizuam situatën nëpër botë dhe për mua qe më se e qartë se që të mund të përballojmë këtë situatë, duhej të gjenim një farë zgjidhjeje. Me frikësime të shumta, kuptohet, vendosa të imunizohemi në rrugë natyrale, duke filluar me veten time. Doli se gjatë veprimeve të arsyeshme e të qëndrueshme, njeriu mund të fitojë një imunitet të qëndrueshëm. Duke ndjekur mbi 400 pacientë, të cilët e përjetuan sëmundjen përpara një viti, mund të them se tek 99% prej tyre imuniteti vazhdon lehtë të ngrihet përpjetë.”
Në Covid-repartin ** e spitalit “Pirogov” janë vizituar dhe mjekuar mbi 5000 të sëmurë në një gjendje mesatarisht të rëndë dhe të rëndë (duhet të kuptoni një gjendje shumë të rëndë), kurse mbi 20 000 janë rastet më të lehta të diagnostikuar, të shëruar dhe të ndjekur në bazë ambulatori, që i jep një pamje adekuate ndërlikimit të sëmundjes. Mjerisht, një pjesë e madhe prej bullgarëve, të cilët nuk kanë pasur prioritetin të mjekohen aty , janë të lënë vetëm në vullnetin e mirë të mjekut të tyre të përgjithshëm personal, i cili duhet të manovrojë midis kufijve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe shëndetit të pacientëve.” Në kohën e kaluar pranonim pacientë me diagnoza, kurse tani jemi të detyruar të pranojmë me të ashtuquajturat “shtigje shëndetësore”. Dhe kjo tregon se këto gjëra duhet të korrigjohen!” - është kategorik docenti Atanasov dhe shton:
“Ne vendosëm një sistem monopolist, janë bashkangjitur disa shabllone, por një njeri nuk mund të shërohet me shabllone - shënon ai. Futja e trajtimit në një algoritëm të thatë dhe të vdekur - nuk çon deri në rezultate të mira. Kur bëhet fjalë për një kërcënim kundra një numri të madh njerëzish - do të zgjedhësh të keqen më të vogël, por pavarësisht nga kjo duhet të luftosh për çdo një jetë njerëzore! Nganjëherë duhet të japësh më shumë kohë, më shumë mjete, më shumë përpjekje, më shumë mendim dhe kuptohet më shumë para , por nuk dua që paratë të më interesojnë dhe të më drejtojnë rrugën! Shumë shpesh kjo çon deri në një ekonomi nga shëndeti i pacientit, kurse kjo është një krim kundra njeriut!”
*Doc. dr. Petër Atanasov drejton Klinikën e Sëmundjeve të Spitalit Universitar për një shërim aktiv dhe një mjekësi të shpejtë që nga viti 2014, por në spital punon që nga viti 1992. Ka mbrojtur specialitete në mjekësinë e brendshme, në hematologjinë klinike, në informacionin shkencor mjekësor, menaxhim dhe mjekësi urgjente. Ai është autor i mbi 100 publikimeve shkencore.
**Periudha e rimëkëmbjes duhet të monitorohet në mënyrë të detyrueshme, për shkak të rrezikut nga shfaqja e lëndimeve të përhershme dhe kërcënuese për jetën. Ekziston edhe një qendër thirrjesh koordinuese për pacientët për ndjekjen e të sëmurëve të cilët janë nën karantinë në shtëpi dhe të atyre të dalë nga spitali, të cilët vazhdojnë të vërehen në vazhdim të një viti. Ka dhe një linjë telefonike të ndihmës psikologjike dhe për nëpunësit mjekësorë në spital.
Foto: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..