Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Belene është ishulli i katolicizmit në Bullgarinë Veriore

7
Kisha Katolike "Lindja e Shën Mërisë së Bekuar” në Belene
Foto: Veneta Nikollova

Qyteti Danubian-Belene numëron jo më tepër se 8 mijë banorë. Pjesa dominuese prej tyre janë katolikë aktiv, të cilët prej shekujve  ruajnë të paprekura besimin dhe vlerat e tyre. Kjo është bashkësia më e madhe katolike në Bullgarinë Veriore.

Besohet se, akoma gjatë Sundimit Osman shumë paulician vendosen në vendin e qytetit të sotëm buzë Danubit - Belene. Gjatë shekullit të 17 janë të bashkuar me kishën katolike nga misionari boshnjak episkopi Petër Solinat. Gjatë shpartallimit të Kryengritjes së Çiprovos/1688/ një pjesë e madhe nga katolikët e Belenes ikin nga osmanët në Vllahi, por më pas pjesa më e madhe kthehen përsëri në shtëpi në Belene. Bashkësia shpëton dhe në kohërat e rënda të regjimit komunist.

Gjatë vitit 1949 qendra historike e qytetit është e shkatërruar nga një valë e madhe baticë e Danubit, e cila fshin përgjithmonë disa nga ndërtesat e saj ikonë. Sot këtu ngrihet statuja e papës Gjon Pali II (1920-2005). Dhe në këtë nuk ka asgjë të rastit:

Monumenti i papës  Gjon Pali i II është i punuar prej bronzi në Poloni dhe është i gjatë 3 metra

“Akoma gjatë viteve 80 të shekullit të 20 ati i shenjtë apelon që të shpërndahet historia e katolikëve bullgarë dhe të thuhet qartazi si u përndoqën dhe u vranë priftërinjtë katolikë në vendin tonë” - thotë Mirosllav Mihajllov, figurë publike dhe famullitar në kishën katolike lokale. 

                                  Evgenij Bosillkov - shenjtori i parë katolik bullgar

Imzot Evgenij Bosillkov me famullitarët e tij

Njerëzit këtu i janë shumë mirënjohës papës Gjon Pali i II edhe për diçka tjetër. Gjati vitit 1998 në bazilikën romake “Shën Petri”, në një gjuhë të kulluar bullgare, papa shpall shenjtor peshkopin Evgenij Bosillkov, i lindur në Belene,  viktimë të terrorit komunist në Bullgari. Në kishën e Belenes “Lindja e Shën Mërisë së Bekuar”, gjendet  e ashtuquajtura Shenjtërore me një pjesë të lipsaneve të peshkopit - një vend i shenjtë adhurimi për katolikët bullgarë.

Kisha ekzistuan që nga shekulli i 15, dhe është djegur katër herë nga turqit, kurse në pamjen e vet të tanishme ajo është që nga viti 1860, mësojmë nga Mirosllav Mihajllov. Deri në ndërtimin e kishës katedrale “Shën Aleksandër Nevski” gjatë vitit 1912, kjo ka qenë kisha më e madhe në Bullgari.

Statuja e Shën Mërisë së Bekuar në oborrin e kishës.

Në oborr është vendosur statuja e Virgjëreshës Mari, e porositur dhe e punuar në Itali. Përball saj gjendet dhe busti i Imzotit Evgenij Bosillkov.

                         Përse ora e tempullit ndalet përgjithmonë në  orën 11:30 ?

Sepse më 11 nëntor 1952 në orën 11:30 pas një gjykimi të trilluar, Imzot Evgjenij Bosillkov u ekzekutua në Burgun e Sofjes. Gjatë kohës së regjimit komunist besimi katolik është i ndaluar. Ne hyjmë në "Lindjen e Mërisë së Bekuar"  pikërisht në mes të shërbimit të së dielës, të drejtuar nga ipeshkvi Paolo Kortezi. Kisha është e përmbushur me njerëz. Një njeri i ri i bien kitarës pranë altarit, të tjerët këndojnë të zhytur në vetvete dhe drejtojnë lutjet e veta ndaj Zotit. Në një qoshe të vogël nga ana e majtë gjendet kupa për pagëzime, kurse tamam përball tij, në anën tjetër të kishës është formuar paraklisi për kujtim të shenjtorit bullgar.

Ipeshkvi Paolo Kortezi drejton liturgjinë e ditës së diel në kishën “Lindja e Shën Mërisë së Bekuar”

“Kjo është shenjë sesi fillon dhe përfundon jeta, por që të gjithë ne jemi të thirrur të jemi të shenjtë. Nga të dyja anët e kishës muret janë të mbuluara me pamje të shenjtorëve nga shekulli i 20. Që të gjithë ata kanë jetuar dhe kanë punuar në vende të ndryshme nëpër botë, por kanë dhënë jetën e tyre për Krishtin. Përse kjo është kështu? Që të kuptojmë , se ne jemi të thirrur për shenjtëri. Shenjtëria nuk është nga Shenjtorët Pjetri dhe Pavli, por diçka, drejt së cilës çdo një i krishterë është i thirrur në çdo moment të jetës së tij”-sqaron Mirosllav Mihajllov.

Në hyrje të kishës është formuar një kishë e vogël, kushtuar dëshmorëve të shekullit të 20-21, të vrarë për shkak të besimit të tyre

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD