Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e parafundit për nga inovacionet në BE

Foto: arkiv

Bullgaria mbetet midis vendeve të BE të identifikuara si “novatorë në zhvillim”. Në të avancimi është minimal, sipas raportit vjetor të BE-së për inovacionin. Vendi është në vendin e parafundit përpara Rumanisë. Bullgaria merr vlerësime të shkëlqyera dhe shumë të mira për sa i përket teknologjive mjedisore, aplikacioneve të dizajnit dhe të markave tregtare. Vendi përfaqësohet mirë në aplikimin e internetit me bandë të gjerë dhe në punësimin e specialistëve të IT-së.

Por në tregues të tillë si investimet publike dhe mbështetja shtetërore për punë kërkimore dhe shkencore, shpenzimet e kapitalit sipërmarrës, inovacioni i produkteve dhe inovacioni i biznesit vonesa është e konsiderueshme. Pjesa e subjekteve që nuk janë të gatshëm për inovacion është gjithashtu jashtëzakonisht e lartë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD