Rritje në vëllimin e transaksioneve dhe në çmimet e pasurive të patundshme në vend gjatë vitit të fundit kanë llogaritur nga industria. Njerëzit preferojnë të blejnë dhe jo të marrin me qira shtëpi ose apartament diku mes natyrës, ku të mund të punojnë në distancë gjatë kohës së pandemisë. “Po na pret një transferim i njerëzve për një periudhë sa më të gjatë kohe mundësisht më larg nga qytetet e mëdha - një tendencë, e cila do të vazhdojë të thellohet, madje edhe sikur t’i mposhtim të gjitha llojet e koronavirusit” - është kategorik Mihaill Çobanov, menaxher i një kompanie kryesore të pasurive të patundshme në vendin tonë.
Sipas tij ka një rritje serioze në kërkimin e pronave për pushim nga bullgarët jashtë kufirit. Por, dhe rreth tarifës "depozitë bankare" të aplikuar nga disa banka mbi shuma më të mëdha, pritet një rritje më intensive në sektor. Shkaku është se pas datës 7 korrik një pjesë e madhe e klientëve në vend të paguajnë 0,75% kamatë gjobë mbi shumat, të cilat i mbajnë në një depozitë me afat, do të preferojnë të investojnë në prona të patundshme. Si tërësi kërkimi i mundësive për punë në distancë është një nga motorët e tregut të pronave në këtë moment.
“Në mënyrë kategorike ka një rritje në absolutisht të gjitha drejtimet me përjashtim të vendpushimeve tona detare dhe malore, ku akoma ka një disponim mjaft të madh të pronave cilësore nga i ashtuquajturi treg sekondar. Anglezët, që kanë blerë shumë shtrenjtë para kohe, tani rreth Brexit dhe kufizimet e lidhura me pandeminë përshpejtojnë që ti shesin pronat edhe me çmime më të ulëta. E njëjta gjë vlen dhe për rusët, të cilët për shkak të zhvlerësimit të rublës dhe udhëtimit të rënduar, po shesin shtëpitë dhe apartamentet e blera. Ky është segmenti i vetëm, në të cilin nuk është regjistruar një shtim të çmimeve” - thotë Mihaill Çobanov.
Prandaj që nga fillimi i vitit çmimet e shtëpive fshatare janë rritur me 3-5%. Përveç kësaj, rreth rritjes serioze të çmimeve të absolutisht të gjitha materialeve ndërtimore në bursat botërore, gjatë muajve të afërt pritet që ndërtimi i ri në zonat e qyteteve tona të shtrenjtohet nga 10 deri më 30%.
Dhe një tendencë interesante - gjithnjë e më shumë blerës të cilët nuk kanë durim, jo vetëm në Bullgari, por dhe nëpër të gjitha krahinat e botës, janë të gatshëm të bëjnë inspektime në distancë të pronave përmes Skype, Viber dhe çdo platforme në internet dhe të marrin vendime për lidhjen e marrëveshjes. Mihaill Çobanov thekson dhe një trend tjetër i cili po thellohet, dhe i cili shënon zhvillimin e industrisë tek ne:
“Gjithnjë e më shpesh gjatë muajve të kaluar, mua dhe kolegëve të mi të tjerë në sektor na drejtohen klientë nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re e të tjera.. Këta janë bullgarë, të cilët kërkojnë mundësi për një inspektim në distancë për blerjen e një prone investuese. Ideja është që ata t’i përdorin gjatë pushimeve të verës në Bullgari, bashkë me të afërmit e tyre, fill pasi të rivendosen mundësitë për të udhëtuar. Tanimë kemi mbi 20% rritje të një interesi të tillë” - pohon Mihaill Çobanov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..