Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka të vdekur me koronavirus të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit

Foto: BGNES

19 janë rastet e reja të Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Kjo përbën 0.49 për qind nga 3900 testet e kryera, tregon Portali i Unifikuar i Informacionit. Nuk ka raste të reja në 16 krahina. Në rajonet  e tjera të porsainfektuarit janë nga 1 deri në 3 veta për ditë.

Rastet e regjistruara aktive janë 8588. Në spital trajtohen 1245 pacient, 152 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk ka të vdekur me koronavirus të konfirmuar në 24 orët e fundit.

Vetëm 2157 u vaksinuan të dielën. Dozat e administruara me ta janë 1 791 061. Ata të cilët e përfunduan imunizimin janë 820 975. Nga 5 korriku, Bashkia e Sofjes pranon aplikime nga kompani me të paktën 50 punonjës të cilët dëshirojnë të vaksinohen dhe një ekip vaksinimi do të dërgohet në vend.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria shprehu solidaritet me viktimat e sulmit të përgjakshëm në Damask

Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..

botuar më 25-06-24 11.41.PD

Parashikimi i motit për 24 qershorin

Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi..

botuar më 25-06-23 7.40.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria do të rrisë shpenzimet për mbrojtje deri në 5% të PBB-së

Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në planet e mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe në forcimin e sigurisë. Pjesë e delegacionit është edhe..

botuar më 25-06-23 7.01.MD