Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore në Siri.
Me këtë rast, Ministria jonë e Punëve të Jashtme publikoi një deklaratë në faqen zyrtare, duke e dënuar ashpër aktin barbar ndaj kishës ortodokse, i cili mori jetën e dhjetëra besimtarëve dhe plagosi shumë të tjerë. MPJ shprehu ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave, mes të cilëve kishte edhe fëmijë, dhe u bëri thirrje autoriteteve kalimtare siriane dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë e të gjitha pakicave fetare në vend.
Patriarku bullgar Daniill gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij ndaj “komunitetit të krishterë të shumëvuajtur të Patrikanës së Antiokisë”. Në mesazhin e tij drejtuar Patrikut të Antiokisë, Joani X, Shenjtëria e Tij dënoi me vendosmëri “këtë akt të çmendur të dhunës demonike” dhe u bëri thirrje “autoriteteve shtetërore në Siri të garantojnë jetën, lirinë fetare dhe paprekshmërinë e të gjitha bashkësive të krishtera në vend”.
Patriarku Daniill u bëri thirrje gjithashtu të gjitha "organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që mund të ushtrojnë ndikim të dobishëm për ndalimin e dhunës në Siri dhe në rajon”.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..
Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e..