Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore në Siri.
Me këtë rast, Ministria jonë e Punëve të Jashtme publikoi një deklaratë në faqen zyrtare, duke e dënuar ashpër aktin barbar ndaj kishës ortodokse, i cili mori jetën e dhjetëra besimtarëve dhe plagosi shumë të tjerë. MPJ shprehu ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave, mes të cilëve kishte edhe fëmijë, dhe u bëri thirrje autoriteteve kalimtare siriane dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë e të gjitha pakicave fetare në vend.
Patriarku bullgar Daniill gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij ndaj “komunitetit të krishterë të shumëvuajtur të Patrikanës së Antiokisë”. Në mesazhin e tij drejtuar Patrikut të Antiokisë, Joani X, Shenjtëria e Tij dënoi me vendosmëri “këtë akt të çmendur të dhunës demonike” dhe u bëri thirrje “autoriteteve shtetërore në Siri të garantojnë jetën, lirinë fetare dhe paprekshmërinë e të gjitha bashkësive të krishtera në vend”.
Patriarku Daniill u bëri thirrje gjithashtu të gjitha "organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që mund të ushtrojnë ndikim të dobishëm për ndalimin e dhunës në Siri dhe në rajon”.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga – Lemos midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e financuar nga BE-ja. Projekti u prezantua në..
Një tjetër kulm në drejtimin negativ të marrëdhënieve në boshtin Sofje-Shkup. Arsyeja - votimi i ardhshëm, më 4 qershor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, mbi deklaratën e avancimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në..
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës..