Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha 421 makinat e votimit jashtë vendit u furnizuan

| rinovuar më 21-07-05 6.26.MD
Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Të gjitha 421 makinat e votimit u furnizuan jashtë vendit dhe u dërguan në misionet diplomatike dhe konsullore. Kjo u bë e qartë nga një konferencë shtypi dhënë nga Ministri i përkohshëm i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev.

Gjatë kësaj jave, makineritë do të furnizohen në seksionet përkatëse dhe do t'u dorëzohen punonjësve të autorizuar.

Për momentin, seksionet jashtë janë dy herë më shumë sesa në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 4 prill, tha Stoev. Ai falënderoi komunitetet bullgare jashtë dhe theksoi se ata janë një partner i vlefshëm në organizimin e zgjedhjeve.

Ministri Stoev gjithashtu vuri në dukje disa probleme specifike në lidhje me zgjedhjet jashtë vendit, për të cilat pritet një vendim i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Njëra prej tyre është se përbërja përfundimtare e komisioneve sektoriale të zgjedhjeve nuk është aprovuar ende. Një problem tjetër është se këta njerëz nuk janë trajnuar nga KQZ. “Për fat të keq, nuk ka udhëzime metodologjike”, shtoi Stoev.

Bullgarët do të mund të votojnë në këto zgjedhje në këndet më të largëta të botës:

Seksioni më perëndimor nga gjithsej 782 seksionet në 68 vende do të jetë në San Francisko, SHBA, ai më lindor - në Auckland, Zelanda e Re, ai më verior - në Tromso, Norvegji dhe seksioni më jugor - në Christchurch, Zelanda e Re.

Do të mund të votojnë edhe bashkatdhetarët tanë që nga Tokioja e Japonisë, përmes Nigerisë, Bavaros në Republikën Dominikane e gjer tek Argjentina, Surguti në Rusi dhe Afrikën e Jugut.

Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi 380 persona jashtë vendit dhe 2530 njerëz u propozuan nga komunitetet bullgare dhe përfaqësimet tona të huaja si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve.

Rreth 1 350 njerëz janë propozuar nga partitë politike si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve jashtë, tha Ministri Stoev në konferencën në fjalë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD