Paparashikueshmëria në zgjedhjet e ardhshme është një faktor kryesor. Qindra mijëra bullgarë ende nuk kanë vendosur për kë të votojnë. Dy parti kanë shans për vendin e parë. Pritet që 21.3% prej votave të jenë për "Ka një popull të tillë" /ITN/ dhe 20.3%. për GERB-SDS. Këtë e tregon sondazhi i Gallup International Balkan i zhvilluar disa ditë para zgjedhjeve më 11 korrik me kërkesë të Radios Kombëtare Bullgare. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe koalicioni mbeten në vend të tretë me 15.9%. “Bullgaria Demokratike” dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ kanë rezultate të ngjashme, përkatësisht - 12.2% dhe 11.5%. Sa i përket DPS, është vështirë të parashikohet votimi në Turqi. Formacioni "Ngrihu! Kriminelët jashtë! "ka 6.1%. “Patriotët Bullgarë” kanë shans të hyjnë në Parlament me 4%. Shanset e tyre varen plotësisht nga shkalla e mobilizimit të elektoratit.
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..