Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tomas Vajc: Bullgaria ka pyje fantastike, një shoqëri të fortë civile dhe institucione të dobëta

Tomas Vajc
Foto: arkiv personal

Pyjet bullgare akoma kanë ruajtur një fond të mirë gjenetik, por duhet të ketë një aplikim më të rreptë të ligjit për mbrojtjen nga prerjet ilegale. Këtë e tha eurodeputeti austriak Tomas Vajc në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Bashkëpresidenti i të “Gjelbërve”  Evropianë është një specialist në fushën e pyjeve dhe të bujqësisë dhe komenton përshtypjet e tij gjatë kohës së vizitës së bërë në vendin tonë:

“Pash zona të shumta të mbrojtura dhe mund të them se, vendi juaj ka një trashëgimi fantastike. U njoha dhe me metodat e kontrollit të dëmtuesve të kulturave. Në Bullgari, si dhe në Rumani, akoma jeni duke përdorur preparate të dëmshme për insektet, kurse kjo ndikon mjaft mbi bletët. Pesticidet tek ju përdoren në sasi të mëdha”, konstaton Tomas  Vajc.

Eurodeputeti austriak është i mendimit se, situata tek ne është “deri diku shumë e mirë” për shkak të territoreve të shumta të mbrojtura, të cilat, sipas fjalëve të tij, mirëmbahen mirë.  

“Por në vendet e larguara nga rrugët kryesore me të vërtetë ka probleme me nxjerrjen e paligjshme të drurit. Por, po kështu dhe me prerjen “deri në rrënjë”.

Duke ndarë përshtypjet e tij nga parqet natyrore Rilla dhe Vitosha ai nënvizoi:

“Po vëmë re njëfarë praktikash, të cilat nuk janë sipas legjislacionit tuaj për mbrojtjen e pyjeve. Pamë prerje me një mekanizim të rëndë. Makinat lënë gjurmë mjaft serioze, gjë e cila çon deri në një erozion”.

Prerja ilegale nuk është vetëm një problem në Bullgari, ajo ekziston si problem dhe në shtete të tjera si Sllovakia ose Rumania, vuri në dukje Tomas Vajc.

“Por, një nxjerrje e ngjashme e paligjshme rastis, në qoftë se institucionet të cilat e kontrollojnë, janë të dobëta. Kjo është dhe një çështje korrupsioni. Por, këto probleme prekin dhe brezat e ardhshëm. Vë re se në Bullgari ka me të vërtetë një shoqëri civile, e cila ngrihet në mbrojtje të pyjeve dhe të mjedisit natyror. Prandaj është e nevojshme që institucionet të kryejnë punën e vet dhe të kontrollojnë vazhdimisht nëse prerja bëhet sipas rregullave.”

Sipas eurodeputetit austriak Bashkimi Evropian ka mekanizma, me anë të të cilave të sanksionojë një shtet të dhënë, po të shikojë se politika e saj nuk është në përshtatje me vlerat evropiane. Në raste të tilla mund të zbatojë dënimet e duhura, si ndalimi i fondeve ose ridrejtimi i tyre direkt drejt bashkive, në një nivel vendas. Në këtë mënyrë “mund të anashkalohet një qeveri, e cila nuk i plotëson kriteret dhe njëkohësisht qytetarët të marrin një përkrahje evropiane”, sqaroi Vajc.  

Përmes fondeve të rimëkëmbjes, vendet e mëdha qëndrojnë në një vijë me ato të vogla, vuri në dukje miku. Sipas fjalëve të tij, paratë evropiane presin planin strategjik të qeverisë bullgare për këtë sesi të përdoren, kurse vendi ynë duhet të përfitojë nga ky financim evropian.


“Duhet të jemi të sigurt se, këto para përdoren në dobi të qytetarëve, dhe jo vetëm nga bizneset e mëdha ose nga oligarkët. Këto para Bullgaria duhet t’i përdorë dhe për kalimin drejt ekonomisë së gjelbër, energjisë rinovuese, transportit publik, efikasitetit energjetik të godinave. Ky është një shans unik për shtetin, që përmes fondeve të ndryshojë modelin ekonomik, i cili do të jetë dhe modeli i ardhshëm për funksionimin e Evropës. Do t’i rekomandoja Bullgarisë që të mos mbetet prapa, të mos vonojë, por thjesht ta shfrytëzojë mundësinë”, tha Tomas Vajc në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare.

Intervistë: Dobromir Videv

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: thomaswaitz.eu, arkiv, BGNES,



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Receta nga kuzhina e bullgarëve të Vollgës do të prezantohen në festival pranë Varnës

Një festival ndërkombëtar i ushqimeve tradicionale do të mbahet më 30 dhe 31 gusht pranë Varnës – në “Parkun Historik”, në fshatin Neofit Rilski. Në kuadër të festivalit do të nderohet edhe festa e pjellorisë SabantuJ, që banorët e Tatarstanit dhe..

botuar më 25-08-27 2.45.MD

Kriza demografike në Bullgari po thellohet

Procesi i plakjes së popullsisë bullgare vazhdon të thellohet, deklaroi Ministria e Punës dhe Politikës Çështjeve Sociale në një njoftim për shtyp. Të dhënat janë nga raporti për vitet 2023 - 2024 mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Jetën Aktive..

botuar më 25-08-27 11.24.PD

Deti fsheh edhe shumë rreziqe – çfarë këshillojnë rojet bregdetare

Plazh, dallgë, det dhe qiell blu pa re. Por që pushimet të mbeten të qeta dhe tërheqëse, secili duhet të jetë mirë i informuar edhe për rreziqet që fshihen pas kësaj pamjeje në dukje të qetë të verës. Dhe deti nuk arrin “gjer në gju”, siç thonë në mënyrë..

botuar më 25-08-27 7.05.PD