Pyjet bullgare akoma kanë ruajtur një fond të mirë gjenetik, por duhet të ketë një aplikim më të rreptë të ligjit për mbrojtjen nga prerjet ilegale. Këtë e tha eurodeputeti austriak Tomas Vajc në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Bashkëpresidenti i të “Gjelbërve” Evropianë është një specialist në fushën e pyjeve dhe të bujqësisë dhe komenton përshtypjet e tij gjatë kohës së vizitës së bërë në vendin tonë:
“Pash zona të shumta të mbrojtura dhe mund të them se, vendi juaj ka një trashëgimi fantastike. U njoha dhe me metodat e kontrollit të dëmtuesve të kulturave. Në Bullgari, si dhe në Rumani, akoma jeni duke përdorur preparate të dëmshme për insektet, kurse kjo ndikon mjaft mbi bletët. Pesticidet tek ju përdoren në sasi të mëdha”, konstaton Tomas Vajc.
Eurodeputeti austriak është i mendimit se, situata tek ne është “deri diku shumë e mirë” për shkak të territoreve të shumta të mbrojtura, të cilat, sipas fjalëve të tij, mirëmbahen mirë.
“Por në vendet e larguara nga rrugët kryesore me të vërtetë ka probleme me nxjerrjen e paligjshme të drurit. Por, po kështu dhe me prerjen “deri në rrënjë”.
Duke ndarë përshtypjet e tij nga parqet natyrore Rilla dhe Vitosha ai nënvizoi:
“Po vëmë re njëfarë praktikash, të cilat nuk janë sipas legjislacionit tuaj për mbrojtjen e pyjeve. Pamë prerje me një mekanizim të rëndë. Makinat lënë gjurmë mjaft serioze, gjë e cila çon deri në një erozion”.
Prerja ilegale nuk është vetëm një problem në Bullgari, ajo ekziston si problem dhe në shtete të tjera si Sllovakia ose Rumania, vuri në dukje Tomas Vajc.
“Por, një nxjerrje e ngjashme e paligjshme rastis, në qoftë se institucionet të cilat e kontrollojnë, janë të dobëta. Kjo është dhe një çështje korrupsioni. Por, këto probleme prekin dhe brezat e ardhshëm. Vë re se në Bullgari ka me të vërtetë një shoqëri civile, e cila ngrihet në mbrojtje të pyjeve dhe të mjedisit natyror. Prandaj është e nevojshme që institucionet të kryejnë punën e vet dhe të kontrollojnë vazhdimisht nëse prerja bëhet sipas rregullave.”
Sipas eurodeputetit austriak Bashkimi Evropian ka mekanizma, me anë të të cilave të sanksionojë një shtet të dhënë, po të shikojë se politika e saj nuk është në përshtatje me vlerat evropiane. Në raste të tilla mund të zbatojë dënimet e duhura, si ndalimi i fondeve ose ridrejtimi i tyre direkt drejt bashkive, në një nivel vendas. Në këtë mënyrë “mund të anashkalohet një qeveri, e cila nuk i plotëson kriteret dhe njëkohësisht qytetarët të marrin një përkrahje evropiane”, sqaroi Vajc.
Përmes fondeve të rimëkëmbjes, vendet e mëdha qëndrojnë në një vijë me ato të vogla, vuri në dukje miku. Sipas fjalëve të tij, paratë evropiane presin planin strategjik të qeverisë bullgare për këtë sesi të përdoren, kurse vendi ynë duhet të përfitojë nga ky financim evropian.
“Duhet të jemi të sigurt se, këto para përdoren në dobi të qytetarëve, dhe jo vetëm nga bizneset e mëdha ose nga oligarkët. Këto para Bullgaria duhet t’i përdorë dhe për kalimin drejt ekonomisë së gjelbër, energjisë rinovuese, transportit publik, efikasitetit energjetik të godinave. Ky është një shans unik për shtetin, që përmes fondeve të ndryshojë modelin ekonomik, i cili do të jetë dhe modeli i ardhshëm për funksionimin e Evropës. Do t’i rekomandoja Bullgarisë që të mos mbetet prapa, të mos vonojë, por thjesht ta shfrytëzojë mundësinë”, tha Tomas Vajc në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare.
Intervistë: Dobromir Videv
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: thomaswaitz.eu, arkiv, BGNES,
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..