E quajnë Allbena Danaillovën “Zonjën e parë” të Filarmonisë së Vjenës dhe kjo nuk është vetëm një hile gazetareske - ajo me të vërtetë është gruaja e parë -koncert mjeshtre, e cila ka regjistruar emrin e vet në historinë afro 180 vjeçare të orkestrës, të konsideruar si një nga më të mirët në botë. Ajo ka lindur në Sofje, ne familjen e muzikantëve. Mëson violinë tek Neli Zheleva në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” dhe tek profesoresha Dora Ivanova - në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Nga ajo kohë më i fortë është kujtimi i saj për orët pafund të një pune të madhe nga ana e pedagogëve të saj, mënyra e tyre e mësimdhënies, përvoja të cilën e ka fituar.
“Fillova në moshën 4-5 vjeçe, si pjesa më e madhe e vërsnikëve të mi në Bullgari, por kur u bëra 13-14 vjeçe e kuptova se pikërisht ekzekutimi është ajo e cila më jep një liri maksimale. E vazhdova arsimin tim në Shkollën e Lartë për Muzikë dhe Teatër në Roshtok - Gjermani tek profesori Petru Munteanu. Pas së cilës u transferova në Mynihu. Mendoj se, për njerëzit të cilët merren me artin tonë, më tërheqëse janë Gjermania dhe Austria, aty bëhet më tepër për muzikën klasike. Tanimë kisha përvojë si një koncert mjeshtre në Bayerische Staatsorchester, kur lexova në një revistë të specializuar se e njëjta pozitë, por në Filarmoninë e Vjenës është e lirë. Herën e parë e ndaluan konkursin dhe nuk morën asnjë, por herën e dytë sikurse e dija se do të kem sukses. Përse mendoja kështu - nuk mund të them, por e doja shumë vendin dhe qesh tepër e bindur. E fitova konkursin, e gjithë orkestra më përshëndeti, pas kësaj pata dy muaj , që të transferohem në Vjenë për të filluar punë. Dhe kështu deri më sot - punë dhe përsëri punë”.
Gjatë asaj kohe Allbena është gruaja e gjashtë ose e shtatë në orkestër. Sipas saj, hyrja më e ngadaltë e grave në orkestrën legjendare vjen nga fakti se vjenezët u përmbahen rreptësishtë traditave.
“Si parim, pëlqimi në orkestër të pranohen gra, daton akoma nga vitet 90 të shekullit të kaluar, por mbase ky fakt është popullarizuar më me ngadalë. Aty gjërat ndryshojnë disi me ngadalë. Vet austriakëve u pëlqen të bëjnë shaka me këtë dhe thonë: “Nëse bota përfundon - ejani tek ne, sepse me siguri do të vonohemi me rreth 30 vjet”. Nuk e di sesa janë sot zonjat në orkestër, mbase afro 20 - diçka e cila ishte e pamenduar përpara 10 vjetëve. Bashkë me kolegët e mi ekzekutojmë shumë shpesh një muzikë dhome në përbërje të ndryshme - që nga treshja deri në oktet, nonet. Pothuajse që të gjithë e bëjnë, kjo e mirëmban formën tonë si instrumentist dhe është një pjesë nga puna jonë. Shumë shpesh zhvillojmë koncerte në Musicfair, dhe në salla të tjera në Austri, shkojmë për vizita në Japoni dhe Kinë. Kohët e fundit jam bërë profesorësh në violinë në Universitetin e Vjenës (Universität Wien), po e vazhdoj dhe karrierën time solo.
Më pëlqen të kthehem në Bullgari, të ekzekutojë këtu. Kjo zgjon kujtime të shumta nga koha, kur akoma nuk isha nisur nëpër botën e gjerë. Për mua Bullgaria është “në shtëpi”, por çdo herë ndjenja është se ne po ndryshojmë - si unë, ashtu ehe “në shtëpi”. Pavarësisht senga cila skenë, për mua gjithmonë është një kënaqësi të ekzekutoj për publikun dhe kështu të vendos kontakt me njerëz, të cilët në fakt fare nuk i njoh. Çfarë do t’i uroja vetes? Të mos ketë më pandemi, jeta jonë të jetë e lirë nga kufizimet e ndryshme. Dhe të ketë më shumë muzikë, jo vetëm për ne, muzikantët profesional, por para së gjithësh për të rinjtë dhe fëmijët.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..