Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova, Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në një sërë projektesh të suksesshme, Angell Djullgerov arrin t'u kushtojë kohë edhe të tijave - pas albumeve të tij solo "Muza" dhe "Samsara", tani është gati edhe albumi i shkurtër (EP) "Niveli tjetër". Ai përfshin katër këngë, duke kombinuar interesat e ndryshme të Angell - rock and roll, pop, blues, tinguj ekzotikë dhe shumë ndikime të tjera të ndryshme. Ai shton:
"Mund të themi se kënga "A beson" është më e lehtë, ka një tingull më të butë blues. Tre këngët e tjera në album i konsideroj si një vazhdimësi e natyrshme e albumit "Samsara". Nuk jam kufizuar asnjëherë stilistikisht në atë që bëj, ndaj nuk më shqetëson fakti që ndonjëherë bëj gjëra të ndryshme. Mendoj se gjithmonë është i pranishëm stili im.”
Më 29 mars, në sallën e mbushur plot të Teatrit të Dramës në vendlindjen e tij në Plovdiv, Angell Djullgerov prezantoi mini-albumin me një koncert të quajtur "Samsara". Aktiviteti do të përsëritet më 14 prill në Teatrin "Lot dhe të qeshura" në Sofje.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
I konsideruar krijues i muzikës pop moderne bullgare dhe "patrik" i këngës së lehtë, Josif Cankov mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës muzikore zbavitëse në Bullgari, me një trashëgimi të pasur jo vetëm për nga vëllimi, por edhe për nga..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...
I konsideruar krijues i muzikës pop moderne bullgare dhe "patrik" i këngës së lehtë, Josif Cankov mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës..