Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është ndër favoritët për "Kryeqytet të Gjelbër të Evropës 2023"

Statua e Shën Sofias në qendër të kryeqytetit
Foto: BGNES

Kryeqyteti bullgar është finalist në konkursin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës” së bashku me tre qytete të tjera, dhe ka një shans të madh për të fituar çmimin në vitin 2023, shkruhet në sajtin e projektit "Sofja e Gjelbër" të Bashkisë së Sofjes.

Në vitin 2020, Sofja, me 15 administrata të tjera komunale nga e gjithë Evropa, morën pjesë në konkursin për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës 2023”. Ekspertët e Komisionit Evropian e kanë renditur Sofjen midis finalistëve, së bashku me qytetet Talin në Estoni, Krakov në Poloni dhe Helsingborg në Suedi. Juria vlerëson progresin e qyteteve në 12 rrethe dhe jep rekomandime për masat që duhet të zbatohen. Finalja e konkursit do të mbahet më 9 shtator në qytetin Lahti, Finlandë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bellosllav, vendi ku lind qelqi – tradita, muzeu dhe arti i gjallë

Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..

botuar më 25-04-27 10.40.PD

Turizmi i verës në Bullgari ka potencial si ai në Francë, Itali dhe Spanjë

Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..

botuar më 25-04-27 7.55.PD

Sofja rekomandohet si destinacioni më i mirë evropian për turizmin pranveror

Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..

botuar më 25-04-22 10.25.PD