Në qytetin Nikopoll presin me padurim një fundjavë të këndshme, të shoqëruar me shumë hare dhe iniciativa zbavitëse. Gjatë ditëve të pushimit qyteti i cili gjendet buzë lumit Danub do të jetë mikpritës i festivalit të parë për nga lloji i vet nën titullin “Danubi, njerëzit dhe traditat”. Ideja është që t’i jepet shtytje turizmit në regjion, si dhe të përkrahet bashkësia vendase, për të cilën peshkimi dhe bujqësia janë një mënyrë jetese tradicionale. Në ditët e festës, midis 16 dhe 18 korrikut, pritet që mijëra turistë të vizitojnë qytetin, kurse organizatorët premtojnë një program të përmbushur dhe të pasur me ngjarje.
Programi fillon me një ekspozitë kulinare me provë të specialiteteve tipike lokale. “Përveç kaçamakut i cili është tradicional për këtë rajon buzë lumit, miqtë e festës do të njihen me larminë e madhe të gjellëve tona mbi bazën e peshqve të cilët takohen më shpesh në lumin Danub” - thotë Ralica Marinova, sekretare në Vatrën e Kulturës “Përparim” dhe shton:
“Do të ketë një çorbë peshku, e cila do të përgatitet para publikut dhe do t’u shpërndahet njerëzve. Do të ketë një “prjasoll të vllehve”/një lloje supe/ prej shojze (Ostariophysi), do të ketë peshk në tavë, si dhe përgatitjen tradicionale të krapit të zakonshëm (Cyprinus carpio), i cili piqet në furë. Mysafirët do të mund të konsumojnë po kështu peshkun Deverika (Abramis brama), mrenë të pjekur (Barbus petenyi), shojzë të skuqur dhe kuptohet, një larmi të madhе prej gjellëve mbi bazën e peshkut trashanik (Silurus glanis).”
Për gjendjen e mirë shpirtërore të mysafirëve do të kujdeset grupi amator folklorik i vatrës së kulturës “Përparimi” në qytetin Nikopoll, i cili sivjet feston jubileun e vet 150 vjetor. Në skenë do të paraqiten dhe grupe folklorike nga bashkitë fqinje Veliko Tërnovo, Pleven dhe Guljanci. Do të ketë dhe mundësi për shëtitje me varkë nëpër Danub deri tek ishujt e afërt.
Një vëmendje të posaçme në programin e festës i është kushtuar dhe ruajtjes së pastërtisë dhe të pasurive natyrore të lumit. Për këtë qëllim, akoma gjatë ditës së premte, vullnetarë vendas do të spastrojnë plazhin e qytetit Nikopoll, i cili ka lavdinë si një nga më të bukurit nëpër bregun e lumit. Është parashikuar dhe një program arsimor për më të vegjlit:
“Fëmijët kanë një prezantim interesant për mbrojtjen e llojeve të ndryshme të peshkut në lumin Danub, sepse duhet të vazhdojmë të punojmë me brezin e ardhshëm për ruajtjen e lumit. Në ditën e fundit po kështu është planifikuar një prezantim i rëndësisë së ruajtjes së rrjedhës së poshtme të Danubit në rajonin e Parkut të afërt Natyror “Persina”. Festivali do të përfundojë me një kampionat spektakolar të peshkimit “Vidra” me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të të moshuarve. Do të ketë dhe dekorata të shumta si dhe një gjendje shumë të mirë shpirtërore”, premtoi Ralica Marinova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje,..
Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..
Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..
Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian për cilësinë e ujërave për not për vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për..