Kalaja antike dhe mesjetare "Tuida” është shpallur muze-ekologjik nga më të mirët në botë nga Shoqata Ndërkombëtare e Turizmit Ekologjik (TIES). Kjo u bë e qartë, pasi kureshtja jonë kulturore dhe historike, e vendosur rreth qytetit Sliven, mori dy çmime të para në konkursin për turizëm ekologjik të organizatës ndërkombëtare. Përpara disa ditëve kalaja e qytetit Sliven mundi në një konkurrencë të madhe në kategoritë “Muze ekologjik më i mirë” dhe "Programi më i qëndrueshëm”. Në garë kanë marrë pjesë rreth njëmijë objekte prej afro 100 shteteve. Çmimi do të jepet më 28 korrik 2021 në qytetin Tokat - në Turqi gjatë kohës së Konferencës Ndërkombëtare për Turizëm Ekologjik dhe të Qëndrueshëm.
Kalaja “Tuida” ka shërbyer për të mbrojtur Perandorinë Bizantine, kurse më vonë dhe Shtetin Mesjetar Bullgar. Këtu janë gjetur gjurmë nga prania e trakëve. Ja dhe një hollësi kureshtare - gjatë gërmimeve arkeologët ndeshen mbi 14 lloje të kockave të shpendëve, të cilët janë një specie e zhdukur që prej shumë kohësh në Bullgari.
Në periudhën 2007-2013 kalaja qe e restauruar me para evropiane dhe që atëherë është kthyer në një nga destinacionet turistike më të njohura në rajon. Në objekt, bashkë me udhëzuesit, punon dhe një ekip animatorësh, të cilët përmes teknikave të "historisë së gjallë" i zhysin mysafirët në të kaluarën.
Vizituesit kanë mundësi të njihen me mënyrën e jetesës, me zanatet, me mjeshtëritë luftarake të paraardhësve tanë. Kurse ata që dëshirojnë mund të provojnë të qëllojnë me një hark refleks, në ngjashmëri të atij të protobullgarëve. Mes atraksioneve janë akoma dhe veshja e një kostumi mesjetar, atelie të artizanateve për punimin e sendeve tipike të vjetra, si dhe demonstrime me zogun grabitqar Drako, me të cilin ekipi krijues i muzeut paraqet një nga zanatet antike të protobullgarëve – rritjen e skifterëve.
Çfarë do të mësoni dhe do të përjetoni nëse e vizitoni kalanë e qytetit Sliven “Tuida” do të kuptoni këtu.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: tuidacastle.sliven.bg
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..