Gjatë pothuajse afro 2 vjetëve të fundit bota jeton me frikën, rreziqet dhe betejën kundër Covid-19 dhe sikurse në disa momente që të gjithë ne harruam për “betejat” e tjera shëndetësore të njerëzimit. Sipas statistikës, gjatë vitit 2020, në Bashkimin Evropian me lloje të ndryshme të kancerit janë diagnostikuar 2,7 milionë veta, kurse 1,3 milionë kanë vdekur si rezultat i një sëmundjeje prej kanceri. Të dhënat për Bullgarinë nga dhjetëvjeçari i fundit tregojnë se numri i pacientëve të diagnostikuar rishtazi çdo vit është rreth 30 000 veta, që është me 10 000 raste më shumë në krahasim me periudhën përpara vitit 2000.
Çdo vetë i dytë në Evropë ndeshet me diagnozën e rëndë, kurse një në çdo pesë veta vdes nga kanceri. Dhe, nëse kthehemi përsëri mbi situatën e pandemisë, Covid-19 na mësoi se nuk mundemi të luftojmë vetë kundër një kundërshtari kaq të paqartë dhe vdekjeprurës. Prandaj dhe Plani Evropian për luftë me kancerin është shtylla kryesore e të ashtuquajturit Bashkim Evropian të Shëndetit, të cilin Presidentja Ursula von der Leyen e njoftoi në nëntor 2020.
Hapi i parë nga ky plan është Qendra e Njohurive në fushën e kancerit, themeluar nga Komisioni Evropian në korrik 2021. Ajo përbën një online platformë për grumbullimin e të dhënave dhe për këmbimin e përvojës, informacionit dhe iniciativave ligjvënëse midis mjekëve, farmacistëve dhe specialistëve shëndetësor në bashkësi, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare eurodeputeti Petër Vitanov , anëtar i Komisionit për Shëndetin Publik.
“Kanceri është “vrasësi” më i madh i njerëzve të moshuar në Bashkimin Evropian në moshë mbi 65 vjeç. Dhe mjerisht në Evropën Lindore nga kanceri vdesin mjaft më tepër veta sesa në Evropën Perëndimore, kurse më e tmerrshmja është se Bullgaria është vendi me jetëgjatësinë më të ulët në komunitet në tërësi ".
Sipas Vitanovit shkaqet për një pamje të tillë janë niveli i pamjaftueshëm i kujdesit shëndetësor, mungesa e profilaktikes dhe e prevencës.
“Qendra do të mbledhë dhe do të ofrojë të dhëna aktuale për sëmundjet e kancerit, do të ndjekë tendencat gjatë këtyre sëmundjeve, do të ndihmojë për formimin e politikave në sferën e profilaksisë. Më në veçanti në Bullgari ky është një problem jashtëzakonisht i rëndë. Nëse në Danimarkë 80% nga gratë midis 50 dhe 70 vjet u nënshtrohen vizitave profilaktike, në Bullgari, mjerisht kjo përqindje është mjaft më e ulët. Prandaj mendoj se me qendrën e re cilësia e shërbimit shëndetësor në Bullgari do të rritet, sepse do të mund të vihen në përdorim një sërë praktikash të mira nga vendet evropianoperëndimore” - nënvizoi eurodeputeti.
Sipas fjalëve të tij, pakësimi i çmimeve të ilaçeve për të sëmurët nga kanceri është me një rëndësi kyçe për një shërim me cilësi. Mundësia për porosi të përgjithshme nga Bashkimi Evropian do të pakësojë mangësinë e këtyre ilaçeve në disa shtete dhe në praktikë do të pakësohet vlera e medikamenteve. Kurse koordinimi i mirë dhe informacioni për situatën në shtetet e ndryshme do të çojë deri në një shërim me një cilësi më të madhe të sëmundjes në çdo një nga shtetet në bashkim, mendon Petër Vitanov.
Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Nina Rangellovës, BNR-Burgas/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një modul në faqen e saj të internetit me një lidhje me platformën speciale . Ajo përmban..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në kryeqytetin e Gjermanisë Lindore në fund të viteve 1980 të shekullit të ХХ-të për të bërë doktoraturën...
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në histori si luftëtar i distancimit të priftërinjve nga jeta politike, dhe si një nga shpëtimtarët e..
1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të..