Më shumë se 920 milion euro janë parashikuar për arsimin dhe shkencën në Planin Kombëtar të Bullgarisë për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, të cilin vendi do t'ia dërgojë Komisionit Evropian për miratim. Prioritetet kryesore në sektor janë krijimi deri në vitin 2026 i të ashtuquajturit ambient STEM (Science - Technology - Engineering - Mathematics / Shkencë - Teknologji - Inxhinieri - Matematikë) në të gjitha shkollat, modernizimi dhe ndërtimi i institucioneve të reja arsimore, përfshirë kopshte fëmijësh në bashkitë ku nuk ka vende të mjaftueshme, si dhe ndërtimi iqendrave për zhvillimin personal të studentëve dhe të të rinjve. Është planifikuar gjithashtu të financohen aktivitete shkencore dhe inovative në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe në universitete kërkimore.
Qeveria do të ndajë 15 milionë leva (7.7 milionë euro) përveç subvencionit për transportin publik të Sofjes. Kjo u ra dakord sot në një takim midis kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe udhëheqësve të sindikatave, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina..
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore. Gjatë vizitës së tij, kreu i shtetit mbajti më parë një leksion mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe..
Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev uroi presidentin e ardhshëm të Rumanisë, Nikusor Dan, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me mbi 53% të votave. “Pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej marrëdhëniet e..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i..
55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës..