Ndërtimi i një fabrike të re për biçikleta elektrike dhe automjete të tjera elektrike me dy rrota filloi afër Plovdiv. Investimi është planifikuar të kalojë 60 milion euro dhe të krijojë 1000 vende të reja të punës. Pritjet janë që vendi të bëhet prodhuesi kryesor i biçikletave elektrike në Evropë. Një kompania nga Plovdiv punon kryesisht për eksport dhe prej kohësh është ndër liderët në tregun evropian. Sipas planit, impianti i ri duhet të jetë gati në gjysmën e dytë të 2023 dhe prodhimi duhet të fillojë në 2024. Kapaciteti vjetor i prodhimit duhet të kalojë 300 000 biçikleta elektrike.
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes..