Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov theksoi tre rreziqe kryesore për sëmundshmërinë e lartë dhe vdekshmërinë në valën e katërt të pritur Covid-19 – këto janë shkalla e ulët e vaksinimit, menaxhimi i dobët i krizës vitin e kaluar dhe sistemi jashtëzakonisht i dobët shëndetësor.
"Për fat të keq, ky rrezik nuk mund të kapërcehet brenda një ose dy muajve, sepse sistemi ynë i kujdesit shëndetësor është jashtëzakonisht i paekuilibruar," tha ai gjatë dëgjimit të tij në seancën në Kuvendit Popullor.
Ministri iu referua mendimit të ekspertëve, sipas të cilit qasja e gabuar ndaj vaksinimit ka marrë jetën e rreth 10 mijë njerëzve. "Disa nga këto jetë do të shpëtoheshin nëse do t'u kishim dhënë përparësi të moshuarve," shtoi Stojço Kacarov.
Sipas fjalëve të tij, në vitin 2020 jetëgjatësia është ulur me një vit e gjysmë, që është një "rezultat katastrofik". Ministri përsëri tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..
Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5..