Ski pushimorja Pamporovo prej viteve tërheq turistë jo vetëm gjatë periudhës së dimrit, por dhe gjatë muajve të ngrohtë me spa qendrat e veta moderne, me pishinat në të hapur, si dhe me mundësitë për sport dhe shëtitje me këmbë në malet Rodopi. Por, që nga kjo verë, pronarët e njërit prej komplekseve tona më të njohura malore i dha fillim projektit novator holistik, i cili gërsheton klimatoterapi, terapi pyjore, dieta të shëndetshme, procedura të shërimit, etj. Vëmendja është e drejtuar ndaj shëndetit të sëmurëve kronikë, si dhe shërimit dhe rimëkëmbjes së njerëzve të cilët kanë kaluar sëmundjen e Covid-19. Që nga fillimi i muajit korrik, në një nga komplekset më të njohura vendase u hap një qendër mjekësore, e pajisur me aparaturën më moderne, e cila filloi të punojë me klientë mbi programe të ndryshme për rivendosjen e shëndetit. Të dhënat klimatike të maleve Rodopi janë të njohura prej kohe. Është saktësuar se ajri aty është i përmbushur me një jonizim negativ, deri më 40 herë më të lartë sesa nëpër qytete, si dhe me fitoncide, të favorshme për sistemin imun. Karakteristike për këtë pjesë të Rodopeve janë ditët e shumta me diell, lagështia e ulët dhe mungesa e mjegullave në zonë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..