Në lidhje me përvjetorin e 85 të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit, pasardhësi i tyre – Radio Bullgaria filloi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e tretë e pyetën online auditorin e Radio Bullgarisë se cili është vendpushimi i parë bregdetar bullgar. Nga 5 destinacionet e ofruara – Allbena, Djuni, Zllatni Pjasëci, Sllënçev Brjag, Shenjtorët Konstantin dhe Elena, përgjigja e saktë është “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”.
Rezultatet e përgjithësuara të dhjetë versioneve gjuhësore të anketës treguan se auditori i Radio Bullgarisë ka të vështirë të përcaktojë se cili është vendpushimi i parë detar bullgar. Ndoshta për popullaritetin e tyre – me më shumë vota janë vendpushimet Sllënçev Brjag, Allbena dhe Zllatni Pjasëci.
Vetëm përdoruesit e faqeve gjermane dhe bullgare të Radio Bullgarisë u përgjigjën saktë. 53 për qind e tyre dhanë përgjigjen e saktë. Anketa tregon gjithashtu se më pak për vendpushimin e parë detar bullgar dinë përdoruesit spanjoll – mezi 6 për qind, të ndjekur nga ata grekë – 12 për qind, turq – 14 për qind dhe shqiptarë – 16 për qind.
Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pikërisht një muaj pasi Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) kremtoi solemnisht 90-vjetorin e saj, historia vazhdon dialogun me ne, autorët e saj. Ekspozita "90 vjet Radio Kombëtare Bullgare - Radio e gjeneratave të bullgarëve" u hap me një..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Vrapo, o njeri i vetmuar“ nga Georgi Hristov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme 14:51- Kënga e ditës
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Mund të të pres përgjithmonë” nga..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Vetëm me ty“ nga Kristiana Asenova. Ju..