Ka presion të forcuar drejt vendit, por ai nuk është i pazakonshëm. Kështu e vlerësoi situatën Ministri i Brendshëm, Bojko Rashkov, në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. Ministri sqaroi se rruga nëpër Evropën Juglindore është ende e ngarkuar. Qëllimi kryesor i migrantëve është që të arrijnë në vendet e Evropës Perëndimore. Bullgaria vazhdon të jetë një vend tranzit, jo destinacioni i tyre përfundimtar. Konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afganistan po e forcojnë presionin. Është rritur fluksi i emigrantëve ilegalë nga brendësia e Turqisë në Edrene. Përqendrimi i një numri të konsiderueshëm emigrantësh në Turqi dhe Greqinë Veriore është një parakusht për rritjen e trafikut të paligjshëm edhe drejt Bullgarisë, shpjegoi Rashkov.
Deputetët nga "DPS-Fillimi i Ri" i Deljan Peevskit propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për konstatimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me aktivitetet e George Sorosit dhe Alexander Sorosit dhe fondacioneve të tyre në territorin e..
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..