Brenda ditëve, Bullgaria do të hyjë në “zonën portokalli” të pandemisë Covid-19 dhe masat do të forcohen, tha Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Dimitër Petrov për bTV.
Masat do të ndikojnë në diskotekat pranë detit, ku distanca mes klientëve nuk respektohet. Kontrolli në pikat kufitare dhe vendet për pushim në rrugë, ku ka një akumulim udhëtarësh tranzit, gjithashtu do të forcohet.
Nëse rritja e pacientëve vazhdon, është e mundur që ne të hyjmë në “zonën e kuqe”, ku masat anti-epidemike do të jenë shumë më të rrepta dhe kryesisht do të ndikojnë në ambientet e brendshme, paralajmëroi Dr. Petrov.
Në këtë fazë, autoritetet shëndetësore nuk mund të rekomandojnë administrimin e një vaksine të tretë, por le të administrojmë së pari të parën dhe të dytën, theksoi zëvendësministri.
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..
Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”). Në liturgjinë festive u kënduan tekste nga Ungjilli në gjuhë të ndryshme, duke na kujtuar se..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..