Prototipi i Forcave Ushtarake-Detare të Bullgarisë është Flota e Danubit, e themeluar më 12 gusht 1879 në Ruse. Në këtë datë flamujt bullgarë u ngritën në katër anijet luftarake ruse të përdorura në Luftën Ruso -Turke - "Përvoja", "Shpërthimi", "Pordim" dhe "Gornij Studen". Anijet e para detare që hynë në shërbim i janë dhuruar vendit tonë nga Rusia. Këto ishin katër vaporë, shtatë anije me avull, një lundër, një maunë, pesë anije me rrema etj. Fillimisht, ata kishin një ekuipazh rus, por pas formimit të Ushtrisë Bullgare u regjistruan edhe rekrutët e parë në flotë.
Qyteti Ruse është edhe shtëpia e orkestrës së parë detare. Atje riparoheshin gjithashtu anijet. Që atëherë, shërbimi në Forcat Ushtarake-Detare ishte një privilegj dhe përgjegjësi, shërbim ky i cili po tërheq shumë të rinj edhe sot e kësaj dite. Arsyeja është si baza materiale arsimore jashtëzakonisht moderne ashtu edhe gama e gjerë e specialiteteve në të cilat studentët trajnohen në Shkollën Detare "Nikolla Jonkov Vapcarov", e cila ndodhet në Varna.
Dëshmi e cilësisë së arsimit në shkollë është fakti se në vitin 2020, ajo zuri vendin e dytë prestigjioz në renditjen e Organizatës Ndërkombëtare të Universiteteve Detare, pas Kolegjit Detar Australian. Këtë vit gjithsej 17 oficerë të ardhshëm përfunduam trajnimin e tyre në specialitete të ndryshme. Para se të hyjnë në radhët e Ushtrisë Bullgare, ata do të marrin spaletat e tyre të para të oficerit në një ceremoni solemne në rajonin e stacionit detar në Varna në Ditën e Forcave Ushtarake-Detare - 8 gusht.
Në Muzeun Detar në Varna mund të shihet një ekspozitë kushtuar festës së Forcave Ushtarake-Detare. Ajo prezanton rolin e shkollës në formimin e stafit të trajnuar shkëlqyeshëm, si dhe talentet dhe interesat e kuadrove jashtë fushës së detyrave dhe misioneve të tyre. Në të vizitorët mund të shikojnë eksponate origjinale nga koleksioni i muzeut, duke përfshirë gazeta muri, vepra arti nga vitet 50 deri në vitet 80 të shekullit XX etj. Ndër artefaktet mund të shihen vizatime të ruajtura, postere dhe regjistrime muzikore të frymëzuara nga epoka. Ekspozita "Kreativiteti dhe Propaganda në Vitet e Luftës së Ftohtë" është në dispozicion të vizitorëve nga 5 gushti deri në fund të tetorit.
Përveç saj vizitorët mund të shohin pjesën tjetër të muzeut, ku ruhet një nga simbolet e historisë detare bullgare - anija "Drëzki". Ajo mbërriti në Bullgari në vitin 1906 dhe 3 vjet më vonë u bë pjesë e flotës dhe përdorej për mbrojtjen e kufijve detarë bullgarë. Drejtoresha e muzeut, dr. Mariana Krësteva, tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë për një nga misionet e saj, që hyri në histori si një arritje e jashtëzakonshme e flotës së vogël bullgare:
"Gjatë Luftës Ballkanike (1912) anija ishte një nga katër anije të tjera që sulmuan kryqëzorin turk “Hamidie” (i cili mund të shkatërronte qytetet bregdetare të Varnës dhe Ballçik). “Drëzki” kreu me sukses sulmin dhe neutralizoi “Hamidie”. Fakti që anija jonë, e cila ishte 40 herë më e vogël në tonazh, arriti ta mposhtë atë dhe të dalë fituese në këtë betejë të pabarabartë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe ndikim të madh në flotën dhe ushtrinë tonë si gjatë Luftës Ballkanike ashtu edhe për brezat e ardhshëm.”
"Anija u bë pjesë e ekspozitës në muze në vitin 1957, si një simbol i së kaluarës sonë të lavdishme detare me një ekuipazh prej 25-30 vetash dhe është anija e vetme në botë e klasës së saj që ruhet edhe sot e kësaj dite" tha dr. Krësteva.
“Ajo lëvizet me një motor me avull, i cili gjithashtu ruhet, por është vështirë për t’u parë - shpjegon drejtoresha e Muzeut Detar në Varna. - Shpejtësia maksimale që mund të zhvillojë është më pak se 50 km / orë. Në atë kohë kjo ka qenë një shpejtësi mjaft e mirë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, mod.bg, Facebook /@Navalmuseumvarna, Facebook /@nvna.eu, arkivNë një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani...