Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në jetën politike hyjnë njerëz pa përvojë, gjë që nuk është domosdoshmërisht një gjë e mirë

Foto: BGNES

Përkrahja parlamentare për kabinetin “Nikollov” të propozuar nga forca e parë politike “Ka një popull të tillë” (ITN) bëhet gjithnjë e më e pa sigurt. Shkak për këtë janë rezervat e thella të shprehura nga grupi më i vogël parlamentar “Ngrihu.BG! Ne po vijmë” si dhe dëshira e qartë nga ana e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) për tërheqjen e kandidaturës së Petër Ilievit nga posti Ministër i Punëve të Brendshme. Personaliteti i Konsullit të Nderit të Barbadosit në Bullgari jo për herë të parë ngjall mospajtim ndër formacionet e tjera politike, me të cilat nga ITN zhvillojnë bisedime për përkrahje në sallën plenare. Intervista e tij dhënë një nga televizionet kombëtare  në mëngjesin e 9 gushtit i dha vaj zjarrit për shkak të sjelljes, tonit dhe qëndrimit të tij të papranueshëm.

Sa i përket ndryshimit dhe reformave, të cilat shoqëria pret të kryejë mbajtësi i mandatit ITN, gazetarja Polina Paunova  është kategorike se dy kushtet fillestare para se të diskutojmë temën e reformave janë nëse kabineti do të mbetet në të njëjtën përbërje dhe nëse do të mbështetet në parlament.

Politologu Ognjan Minçev shikon edhe një të metë në mënyrën në të cilën propozohen kandidatët për pushtet, ndërsa mungesa e përvojës ndërlikon suplementarisht mundësinë të bëhet një analizë më serioze e përbërjes personale të kabinetit.

“Është e dukshme se këta janë njerëz të rinj të cilët mezi tani do të hyjnë në jetën politike, mungesa e përvojës politike është një monedhë me dy anë. Nga njëra anë është mirë se ata nuk mbajnë mëkatet e formateve të kaluara të qeverisjes. Nga ana tjetër ata nuk kanë përvojën dhe njohuritë, të cilët do të kërkohen prej tyre për të qeverisur në mënyrë adekuate. Për të ardhur në krye të qeverisjes së vendit nga pozicioni nga i cili duhet të kapërcesh disa nivele për t’u bërë ministër nuk është një dukuri e mirë. Në fushën e rritjes profesionale, duke përfshirë edhe në politikë, është e domosdoshme të kalosh përmes të gjitha niveleve, t’i kuptosh ato, të fitosh përvojë dhe më pas të arrish maja të caktuara dhe të realizohesh me sukses.”

Historiani letrar Prof. Valeri Stefanov thekson, se në sjelljen e demonstruar deri më tani nga partia e Sllafi Trifonov ka diçka shqetësuese e pikërisht – orvatje për riciklimin e modelit të deritanishëm të qeverisjes me forcë.

“Është e rëndësishme të kuptohet se nuk bëhet fjalë për qeverisjen e një shteti, por të një shteti në gjendje të krizës, në kolaps të rëndë në shumë aspekte – thekson Prof. Stefanov. – Për këtë arsye zgjedhja e njerëzve të përshtatshëm është shumë e rëndësishme. Qeverisja e një shteti të tillë nuk mund t’u besohet njerëzve që do të kenë frikë të punojnë dhe nuk kanë kompetencën e nevojshme për ta bërë këtë.”

Sipas tij nga përgjigja e pyetjes se çfarë popull kemi në fakt, në shkallë të madhe varet se çfarë lloj ndryshimi duam dhe kush do ta arrijë atë.

Ne kemi një popull në rënie, i cili është në depresion të vërtetë, me dezorientim të vlerave dhe i gatshëm për të ndjekur shpëtimtarë të rremë – është i bindur Prof. Stefanov. – Problemi nuk është aq në partitë të cilët gjithnjë do të luftojnë dhe do të ofrojnë çfarëdolloj  koniunktura. Problemi është se sovrani nuk mund të bëjë punën e tij siç duhet dhe e zbulon veten në profile si ai i kryeministrit të mëparshëm ose i partisë së tanishme dominuese.  Unë e quaj këtë dështim të vlerave të shoqërisë, sepse ajo nuk mund të zgjedhë njerëz të cilat ta udhëheqin dhe t’i garantojnë një perspektivë historike.”

Pritet që përbërja e Këshillit të propozuar të Ministrave të votohet në Kuvendin Popullor ditën e Mërkure më 11 gusht. “Ka të ngjarë që projekt kabineti i ITN të mbetet vetëm projekt, duke gjykuar nga deklaratat e liderëve politikë”, parashikoi para Radios Kombëtare Bullgare sociologu Jurij Asllanov. “Nga ana tjetër veprimet provokuese të ITN nuk provokojnë në asnjë mënyrë reagime negative te votuesit. Njerëzit në sondazhet na thonë “mjaftë zgjedhje, është koha për të formuar një qeveri”, thekson Asllanov. Sipas tij bullgarët janë të mendimit, se “sistemi politik në Bullgari që prej kohe nuk punon për të mirën e tyre dhe mosbesimi i njerëzve ndaj tij është i madh që prej kohe”.

Përpilues: Joan Kolev (sipas intervistave të BNR, “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD