Pazari i parë modern i mbyllur për produkte mishi, bulmetra, peshk dhe perime – Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes, është vepër e arkitektit Naum Torbov, i lindur në afërsi të qytetit Bitolja. I tij ishte edhe projekti i godinës së Kazinosë së Sofjes e cila ndodhej në vendin e Galerisë së Arteve Figurative të qytetit, shkatërruar gjatë bombardimeve të Sofjes Luftën e Dytë Botërore. Nga hapja në vitin 1911 deri në mesin e viteve 40-të të shekullit XX në Kompleksin Qendror Tregtar të Sofjes punuan afro 170 dyqane dhe stenda të tregtarëve të vegjël. Fasada e ndërtesës që ngrihet në zemrën e kryeqytetit, në qoshen midis bulevardit Marija Luiza dhe rrugës Ekzarh Josif, tërheq vëmendjen për shkak të ngjashmërive arkitekturore me godinën përballë - Banjën Qendrore Minerale nënjë pjesë prej së cilës sot ndodhet Muzeu Historik Regjional – Sofje. Për arkitekturën e famshme Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes në vitin 1955 mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare.
Godina e cila është një simbol i kryeqytetit edhe sot e kësaj dite ruan qëllimin për të cilin u ndërtua, edhe pas shitjes së saj në një kompani private në fillim të shekullit 21. Gati 20 vjet më vonë, megjithatë, e ardhmja e saj është në rrezik. Arsyeja - kompania pronare i ka shitur pronën një zinxhiri gjerman të shitjes me pakicë, i cili planifikon të hapë supermarketin e vet në të. Për planet kuptohet rastësisht pasi blerësi i vesh qëllimet e tij në një projekt, i cili i paraqitet për miratim në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë së Paluajtshme Kulturore. Rasti u njoftua nga këshilltari i pavarur bashkiak Boris Bonev – përfaqësues i Organizatës Joqeveritare Civile “Shpëto Sofjen”. Shoqata organizoi një zinxhir të gjallë para godinës me kërkesë që projekti për rindërtimin e saj të botohet dhe të vihet në diskutim në popull. Pas një takimi të këshilltarit Boris Bonev me Ministrin e Kulturës Velisllav Minekov u bë e qartë, se ministria nuk ka autorizime të ndërhyjë sepse Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes është pronë private. Sidoqoftë kjo nuk e mënjanon faktin, se kjo ndërtesë është një monument i kulturës me rëndësi kombëtare – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Bonev:
“Kur një godinë është e kategorizuar me një statut të ngjashëm të mbrojtur, kjo do të thotë se pronari i saj edhe nëse është privat nuk mund të bëjë çfarë të dojë. Ai duhet të marrë në konsideratë si rekomandimet e ekspertëve, ashtu edhe opinioni shoqëror. Duke thënë se një godinë është monument i kulturës me rëndësi kombëtare, kjo do të thotë se ajo i përket, dhe jo me akt noterial, gjithë shoqërisë. Në këtë kuptim ajo e ka të drejtën të marrë pjesë në proces dhe të interesohet për të ardhmen e saj.”
Rishitja nuk ka sesi të ndalet sepse është formalisht e ligjshme, por mundësitë për ruajtjen e Kompleksit Qendror Tregtar në pamjen dhe me qëllimin e tij autentik nuk janë të shterura. Nga njëra anë projekti i rindërtimit mund të ndryshohet, por në se kjo do të ndodhë duhet të ndërmerren hapa adekuatë – janë kategorikë mbrojtësit e monumentit arkitekturor.
“Bashkia e kryeqytetit dhe shteti duhet të bëjnë përpjekje për blerjen e pronësisë së kësaj godine – këmbëngul Boris Bonev. – Nëse projekti i zinxhirit tregtar nuk realizohet për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për ruajtjen e arkitekturës së jashtme dhe të brendshme, atëherë që godina të bëhet përsëri qendër e tregtisë, është e logjikshme që shteti dhe bashkia të ndërhyjnë. Sidoqoftë nuk është e rastit që në hyrjen e saj qëndron stema e Sofjes, jo stema e zinxhirit tregtar ose pronarit” – thekson këshilltari bashkiak.
Nuk përjashtohet edhe mundësia e tretë – bisedime midis pronarëve të tanishëm, bashkisë, shtetit dhe përfaqësuesve të zinxhirit tregtar, në të cilët të arrihet marrëveshje për hartimin e një biznes plani të ri për të ardhmen e saj.
Nëse interesi shoqëror do të mbizotërojë mbi të privat dhe si do të vazhdojë jeta e njërit prej simboleve të qytetit, kjo mbetet për tu parë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BGNES
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..