Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes – midis historisë dhe së ardhmes së panjohur

Foto: Ani Petrova

Pazari i parë modern i mbyllur për produkte mishi, bulmetra, peshk dhe perime – Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes, është vepër e arkitektit Naum Torbov, i lindur në afërsi të qytetit Bitolja. I tij ishte edhe projekti i godinës së Kazinosë së Sofjes e cila ndodhej në vendin e Galerisë së Arteve Figurative të qytetit, shkatërruar gjatë bombardimeve të Sofjes Luftën e Dytë Botërore. Nga hapja në vitin 1911 deri në mesin e viteve 40-të të shekullit XX në Kompleksin Qendror Tregtar të Sofjes punuan afro 170 dyqane dhe stenda të tregtarëve të vegjël. Fasada e ndërtesës që ngrihet në zemrën e kryeqytetit, në qoshen midis bulevardit Marija Luiza dhe rrugës Ekzarh Josif, tërheq vëmendjen për shkak të ngjashmërive arkitekturore me godinën përballë - Banjën Qendrore Minerale nënjë pjesë prej së cilës sot ndodhet Muzeu Historik Regjional – Sofje. Për arkitekturën e famshme Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes në vitin 1955 mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare.

Godina e cila është një simbol i kryeqytetit edhe sot e kësaj dite ruan qëllimin për të cilin u ndërtua, edhe pas shitjes së saj në një kompani private në fillim të shekullit 21. Gati 20 vjet më vonë, megjithatë, e ardhmja e saj është në rrezik. Arsyeja - kompania pronare i ka shitur pronën një zinxhiri gjerman të shitjes me pakicë, i cili planifikon të hapë supermarketin e vet në të. Për planet kuptohet rastësisht pasi blerësi i vesh qëllimet e tij në një projekt, i cili i paraqitet për miratim në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë së Paluajtshme Kulturore. Rasti u njoftua nga këshilltari i pavarur bashkiak Boris Bonev – përfaqësues i Organizatës Joqeveritare Civile “Shpëto Sofjen”. Shoqata organizoi një zinxhir të gjallë para godinës me kërkesë që projekti për rindërtimin e saj të botohet dhe të vihet në diskutim në popull. Pas një takimi të këshilltarit Boris Bonev me Ministrin e Kulturës Velisllav Minekov u bë e qartë, se ministria nuk ka autorizime të ndërhyjë sepse Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes është pronë private. Sidoqoftë kjo nuk e mënjanon faktin, se kjo ndërtesë është një monument i kulturës me rëndësi kombëtare – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Bonev:

Boris Bonev

“Kur një godinë është e kategorizuar me një statut të ngjashëm të mbrojtur, kjo do të thotë se pronari i saj edhe nëse është privat nuk mund të bëjë çfarë të dojë. Ai duhet të marrë në konsideratë si rekomandimet e ekspertëve, ashtu edhe opinioni shoqëror. Duke thënë se një godinë është monument i kulturës me rëndësi kombëtare, kjo do të thotë se ajo i përket, dhe jo me akt noterial, gjithë shoqërisë. Në këtë kuptim ajo e ka të drejtën të marrë pjesë në proces dhe të interesohet për të ardhmen e saj.”

Rishitja nuk ka sesi të ndalet sepse është formalisht e ligjshme, por mundësitë për ruajtjen e Kompleksit Qendror Tregtar në pamjen dhe me qëllimin e tij autentik nuk janë të shterura. Nga njëra anë projekti i rindërtimit mund të ndryshohet, por në se kjo do të ndodhë duhet të ndërmerren hapa adekuatë – janë kategorikë mbrojtësit e monumentit arkitekturor.

“Bashkia e kryeqytetit dhe shteti duhet të bëjnë përpjekje për blerjen e pronësisë së kësaj godine – këmbëngul Boris Bonev. – Nëse projekti i zinxhirit tregtar nuk realizohet për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për ruajtjen e arkitekturës së jashtme dhe të brendshme, atëherë që  godina të bëhet përsëri qendër e tregtisë, është e logjikshme që shteti dhe bashkia të ndërhyjnë. Sidoqoftë nuk është e rastit që në hyrjen e saj qëndron stema e Sofjes, jo stema e zinxhirit tregtar ose pronarit” – thekson këshilltari bashkiak.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e tretë – bisedime midis pronarëve të tanishëm, bashkisë, shtetit dhe përfaqësuesve të zinxhirit tregtar, në të cilët të arrihet marrëveshje për hartimin e një biznes plani të ri për të ardhmen e saj.

Nëse interesi shoqëror do të mbizotërojë mbi të privat dhe si do të vazhdojë jeta e njërit prej simboleve të qytetit, kjo mbetet për tu parë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ani Petrova, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD