Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngritja e bukës në rajonin e qytetit Kjustendill gërsheton traditat ortodokse me shpresat për mirëqenien

Foto: BGNES

Në prag të një prej festave më të nderuara verore të krishterë Fjetjes së Virgjëreshës së Bekuar, në rajonin e qytetit Kjustendill gratë kryejnë brumosjen tradicionale rituale të bukës së Hyjlindëses “Panagija”. Vet riti që do të thotë “Ngritje  e bukës” kryhet të nesërmen pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore pranë kishave, manastireve kushtuara Fjetjes së Shën Mërisë. Bashkia e qytetit Kjustendill që nga viti 2008 e këtej organizon një shfaqje kulturore e cila gërsheton traditat ortodokse bullgare me lutjet e grave të rajonit për mirëqenie dhe bekimet e tyre në brumosjen e bukës së Hyjlindëses.

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kurban për Shën Gjergjin në kishëzën "Shën Gjergji" në qytetin Pirdop

Tradita ortodokse bullgare përcakton që në ditët e festave të mëdha të krishtera të bëhet një dhurim vullnetar, i quajtur gjithashtu kurban. Në thelb, kjo është shpërndarja e ushqimit ndërmjet të krishterëve, ushqim që ka një qëllim të veçantë lutjeje...

botuar më 25-05-06 9.05.PD

Samardalla – mbretëresha e pranverës në Nova Zagora

Edicioni i tretë i festës së samardallës do të zhvillohet më 3 maj në sheshin qendror të qytetit Nova Zagora. Bima aromatike, karakteristike për Bullgarinë Juglindore, përdoret si erëz dhe mblidhet në kulmin e lulëzimit gjatë muajit maj, kur përmbajtja..

botuar më 25-05-03 8.05.PD

Çeku Ludvík Kuba i kushton një vëllim këngëve popullore në trojet bullgare

Në fund të shekullit XIX, piktori dhe folkloristi çek Ludvík Kuba ndërmerr një udhëtim në trojet tona për të studiuar trashëgiminë bullgare të këngëve. Pasi regjistron meloditë e dëgjuara, ai i kushton një vëllim të tërë Bullgarisë në serinë e tij..

botuar më 25-04-29 7.05.PD