Udhëheqësja e BSP, Kornelija Ninova, kritikoi Presidentin Rumen Radev për lidhjen e mandatit të dytë për të formuar një qeveri me një azhurnim të buxhetit. Në të njëjtën kohë, ajo qortoi deputetët, pasi ata duhet të kishin krijuar komisionet parlamentare shumë kohë më parë për të diskutuar aktualizimin në to. E pyetur nga BNT nëse partia e saj do të propozonte kabinetin e përkohshëm të bëhet i rregullt nëse mandati i tretë i jepet BSP, Kornelija Ninova tha se presidenti nuk e miratoi idenë. “Unë do të filloja bisedimet me Rumen Radev nëse ai pajtohet që ministrat në detyrë të riafirmohen si të rregullt, por nëse ai e kundërshton atë përsëri, ne do të kërkojmë opsione të tjera”, shtoi kreu i BSP.
Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..
Bullgaria është zotuar t'i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane që me nënshkrimin e traktatit për pranimin e saj në BE. Kështu ua ka kujtuar presidenti Rumen Radev studentëve të Universitetit të Plovdivit “P. Hilendarski”. Fjalët e kreut të shtetit..
Rritet numri i personave me probleme me veshkat, njoftoi në Ditën e sotme Botërore të Veshkave prof. Biser Borisov, shef i Klinikës së Nefrologjisë në Spitalin Universitar "Dr.Georgi Stranski" në Pleven. Sipas tij, sëmundjet kronike të veshkave prekin..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...