Është muaji gusht dhe përveç temperaturave të larta, në disa vise mbi 40 gradë Celsius, vera e nxehtë na solli shumë zjarre dhe... valën e re të Covid-19. Kjo u bë shkas që të kërkojmë në thesarin prej botimesh të Radio Bullgarisë më shumë informacion se si paraardhësit tanë janë përballur me fatkeqësitë në jetën e tyre. Ju kujtojmë dy zakone të lashta të kryera nga bullgarët në të kaluarën për mbrojtje kundër epidemive, breshërit, përmbytjeve, zjarrit dhe fatkeqësive të tjera. Ritualet janë kryer në heshtje të plotë, pas perëndimit të diellit dhe shumë herët në mëngjes. Mund të mësoni më shumë në artikullin tonë “Lëvrimi i tokës dhe përshkimi përmes rrobave – rite pagane për mbrojtje nga sëmundjet dhe fatkeqësitë".
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..
Stefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..