Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllaja Devetashko – tërheqëse për turistët dhe predisponuese për bujqësinë ekologjike

7
Foto: devetakiplateau.org

Natyra ka formuar fenomene magjepse natyrore në rajonin e Pllajës Devetashko. E shtrirë në zonën Predballkan të malit Stara Pllanina, kufiri i saj verior arrin Rrafshinën e Danubit, ndërsa ai veriperëndimor kalon përgjatë një shkëmbi të pjerrët mbi lumin Osëm. Një e treta e territorit të pllajës është e zënë nga pyje, kur mbretëria e kafshëve është plotë sorkadhe, dre, dhelpra, ujqër, derra të egra, iriq dhe mace të egra. Nëpër shkëmbinjtë gëlqeror mund të hasen zvarranikë të mbrojtur, ndërsa hapësira kumbon me këngët e më se 80 llojeve të zogjve.

Në rajonin verior të Pllajës Devetashko shtrihet Kërpaçevo. Arkitektura e shtëpive të vjetra me mure të sheshta prej guri tërheq njohësit. Dhe jo vetëm këtë. Petja Genkova dhe Vlladimir Vasillev janë një familje e re, e cila zbuloi mrekullinë e këtij këndi bullgar rastësisht, dhe e ktheu në një shtëpi të vet pak para se pandemia të pushtojë botën. “Donim të shkojmë për të jetuar në fshat, në ndonjë vendbanim të vogël dhe të bukur, ku  të jetë më e qetë dhe Kërpaçevo ishte vendi ku u gjetëm”, tregon Vlladimir.

Vlladimir Vasillev

Duke braktisur kryeqytetin, ku kishin një shkollë për gjuhë të huaja, dëshira e familjes Petja dhe Vlladimir ishte të bëjnë në Kërpaçevo një fermë për kërmij. Situata pandemike dështoi furnizimin fillestar të kërmijve dhe ata mbollën patate. Kështu ata u orientuan me prodhimin e perimeve.

“Ne kemi një oborr të madh – 4 dynym, veçmas blemë një vend tjetër, i cili është 5 dynym. Aty prodhojmë perime në mënyrë të pastër, pa kimikate. Dhe për shkak se jemi vetëm ne të dy, dhe kjo është shumë punë, shtëpia qëndron në plan të dytë, duke pritur që të riparohet – shpjegon Petja. – Po, investojmë shumë punë, por doli se kemi miq të cilët shfaqin interes ndaj një lloji të tillë të ushqimeve dhe e realizojmë prodhimin kryesisht ndër ta.”

Me familjen Petja dhe Vlladimir u takuam gjatë festivalit muzikor “Xhaz nën yjet e Pllajës Devetashkoi cili për shtatë vjet me radhë u ofron adhuruesve të muzikës frymëzim veror.

“Pa dyshim kjo është veprimtaria më e rëndësishme në rajonin e pllajës – tregon Vlladimir. – Ajo organizohet nga “Shoqata “Devetashko Pllato” (Pllaja Devetashko) e cila përfshin dhjetë fshatra – përveç fshatit Kërpaçevo, ata janë Krushuna, ku janë Ujëvarat e mrekullueshme Krushunski, Kërkina, e njohur me Hanin Këkrinsko – vendi ku u kap Vasill Levski, Devetaki etj. Shpella Devetashka e cila ndodhet aty afër është shumë e madhe dhe është një objekt interesant për të vizituar. Edhe vet pllaja është shumë piktoreske. Ka shumë kafshë që mund të shihetnnë natyrë dhe kjo tërheq turistët. Në fshat vijnë dhe shumë turistë.”

Sot banorët e përhershëm në Kërpaçevo janë përafërsisht 60 veta, shumica e tyre të moshuar. Jetesa në fshat është e vështirë, kështu që banorët e tij në moshë pune e nxjerrin bukën e gojës në qytetet e afërta.

Arkitektura e fshatit është specifike dhe arkitektë nga kënde të ndryshme të Bullgarisë dhe botës vijnë në Kërpaçevo për të studiuar metodat e ndërtimit të mjeshtërve të vjetër – me argjilë, gëlqere, gurë. Ka projekte të cilët japin shpresë për gjallërimin e rajonit, thotë Petja:

Деветашка пещера

“Në sajë të Shoqatës “Devetashko Pllato” mulliri i cili është në hyrjen e fshatit do të rinovohet dhe do të kthehet në një Qendër të Informacionit Turistik, ku do të organizohen trajnime të ndryshme lidhura me zhvillimin e turizmit dhe veprimtari të tjera.”

Kështu një vit pas fillimit të aventurës së tyre në Kërpaçevo, Petja dhe Vlladimir janë të kënaqur nga zgjedhja. Vallë, a janë ata optimistë?

“Patjetër po. Ne erdhëm këtu rastësisht, por doli që ne erdhëm në vendin tonë”, është kategorike Petja.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: devetakiplateau.org, Petja Genkova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD

Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"

Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..

botuar më 25-08-03 8.00.PD