Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diana Mlladenova: Fotografia është doza ime e serotoninas

Kur bën diçka me shumë dashuri, ajo rastis. Një dëshmi elokuente e kësaj maksime janë shkrepjet e Diana Mlladenovas. Fotot e saj në Facebook kanë mijëra pëlqime në grupe të ndryshme dhe komente të shumta. Mjaft nga fansat e saj nuk besojnë se fotografon me telefon, pavarësisht se kjo është pikërisht kështu.

Ja se çfarë tha Diana posaçërisht për Radion Kombëtare Bullgare:

“Gjithmonë kam thënë se kam dy jetë. Ajo e para është puna ime, tensioni, stresi, siç është tek çdo një njeri. Kurse e dyta? Ooooo, aty tanimë është bota e ëndërruesve dhe të njerëzve të cilët kërkojnë.

Kjo është fotografia, udhëtimet e mia, lindjet dhe perëndimet e diellit që unë i adhuroj, afërsia me natyrën.

Akoma si fëmijë më pëlqente shumë të pikturoj, kurse me fotografinë në mënyrë më këmbëngulëse fillova të merrem prej dy vjetëve. Tanimë jam duke bërë piktura në fotografi, jo me furça.  

Nuk mund të them se fotografimi për mua është dashuri, hobi, kënaqësi...

Ajo është diçka shumë më e fortë. Kjo është doza ime e serotoninas, duke fotografuar unë ndihem shumë e lumtur.”

Diana e përshkruan procesin e punës së saj si një “vullkan i emocioneve, të cilat fillojnë e derdhen si një lavë e shkrirë dhe fotografitë fillojnë të shpërthejnë. Realizohet një akt midis natyrës, meje dhe pajisjes. Karakteristike për fotot është se gjithmonë i sjellin spektatorit ndonjë farë emocioni.

Bullgarja nuk ka pretendime të jetë një fotografe profesionale:

“Në këtë etapë fotografoj me telefonin tim, por e bëj me shpirt dhe zemër. Kurse kur diçka vjen nga zemra, atëherë çdo gjë është në rregull. Vazhdimisht më shkruajnë njerëz, të cilët më falënderojnë dhe më përkrahin të mos pushoj. Çfarë gjëja më e mirë nga kjo  të kesh përkrahjen e spektatorit.

Adresimi im kushtuar njerëzve është:

Mos i humbni kohën dhe ëndrrat tuaja.

Ndiqni zemrën tuaj, që të jeni të lumtur.

Jeta është e mrekullueshme, por është vetëm një çast!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Mlladenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..

botuar më 24-10-04 7.40.PD

Asgjë nuk është e pamundur në muzikë

Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..

botuar më 24-10-01 7.30.PD