Vendi ynë do t’i dhurojë Ukrainës 50 000 doza të vaksinave Astra Zeneca kundër koronavirusit. Kjo u bë e qartë pas takimit në Kiev të Ministrit të Jashtëm në detyrë Svetllan Stoev me homologun e tij ukrainas Dmitro Kuleba.
“Komuniteti bullgar në Ukrainë, i cili numëron 200 000 njerëz, është një urë e natyrshme miqësie midis dy vendeve”, tha diplomati ynë i parë dhe falënderoi për ruajtjen e rajonit të Bollgradit si një njësi e pavarur territoriale me qendrën administrative Bollgradit. Svetllan Stoev tha gjithashtu se do të jetë i lumtur të marrë së shpejti një përgjigje zyrtare nga Kievi për hapjen e një zyre konsullore në Bollgrad, e cila do të lehtësojë lidhjen e bashkatdhetarëve tanë me Bullgarinë.
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..