A e dini se në këtë moment 35 shtete nga e gjithë bota, në këtë numër dhe Bullgaria, po përpunojnë një diell artificial në Tokë? Dhe jo, nuk bëhet fjalë për një sferë të madhe që rrezaton nxehtësi, por për një provë të krijohet një fuzion i qëndrueshëm nuklear, përmes të cilit të mund të prodhohet energji elektrike në sasi të pakufizuar. Projekti titullohet ITER- International Thermonuclear Experimental Reactor (shkurtimi do të thotë “rrugë” në gjuhën latine) dhe e ka zanafillën e vet nga fundi i vitit 2007. Në të marrin pjesë shtete nga Bashkimi Evropian, Rusia, Kina, India, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Koresë.
Sipas menaxherit të projektit Profesori Bernard Bigo INTER mishëron ambicien e fizikanëve dhe inxhinierëve për të rikrijuar prodhimin e energjisë, ashtu siç po ndodh në Diell, me fjalë të tjera të mund të arrihet një sintezë bërthamore e kontrolluar. Kjo është një nga nismat më ambicioze në fushën e energjisë në botë, meqenëse sinteza bërthamore nuk ndodh në Tokë në kushte natyrore. Aktualisht, në kuadrin e projektit po ndërtohet një pajisje e lartë teknologjike një teren prej 180 dynymësh në Cadarache, Francë, ku tanimë ekziston një qendër e madhe për zhvillimin e teknologjive bërthamore.
Starti i reaktorit në ndërtim është planifikuar për në fund të vitit 2025, por ai do të jetë akoma pjesë nga puna shkencore dhe studimore mbi projektin. Që të gjitha rezultatet nga studimet pas kësaj do të përdoren për ndërtimin dhe përdorimin e një reaktori demonstrativ, i cili realisht të prodhojë energji. Sipas planit kjo duhet të ndodhë aty rreth vitit 2040.
INTER është rruga e njerëzimit drejt krijimit të burimeve të reja të energjisë së gjelbër, të cilët në të ardhmen do të mund të përdoren si të pashtershme në Tokë dhe në Kozmos, komenton profesori Dimitër Tonev, zëvendës drejtor në Institutin për studime bërthamore dhe energjetikë bërthamore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ndaj momentit përgjithësisht katër shkencëtarë bullgarë po punojnë mbi projektin. Mes tyre që në fillim fare të krijimit të ITER është dhe inxhinierja dr. Anna Ençeva, e cila drejton ekipin, që përgjigjet për magnetet, ose mbështjelljet, përçuesit prej bakri, të cilët gjenden në vet reaktorin.
Ajo është kategorike në parrezikshmërinë e reaktorit të ardhshëm, ku sipas fjalëve të saj, ai nuk do të ketë asgjë të përbashkët me modelin e vjetërsuar të termocentraleve bërthamore që i njeh njerëzimi.
Për publikun, çdo gjë që lidhet me energjinë bërthamore, pa rëndësi nën çfarë forme, është shqetësuese. Por, ajo që përfaqëson ITER nuk ka asgjë të përbashkët me centralet tradicionale bërthamore, të cilat bazohen mbi bazën e shpërbërjes së bërthamës, gjatë së cilës ndahet një sasi e madhe energjie dhe gjatë këtij procesi kemi një reaksion të vargëzuar, zinxhir i cili kontrollohet vështirë. Po kështu, radioaktiviteti në këtë model të vjetërsuar është shumë i lartë në rast aksidentesh, siç kemi parë deri tani në Çernobil dhe në Fukushima. Në rastin tonë ka një radioaktivitet shumë të pakët dhe kjo vjen nga kompleksiteti i madh të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së vetë procesit.
Procesi i sintezës në zhvillimet tona mbahet në një temperaturë shumë të lartë. Ajo është rreth 10 herë më e lartë nga kjo e cila është në bërthamën e diellit ose rreth 150 milionë gradë. Por po kështu gjatë një force të caktuar magnetike, e cila krijohet nga mbështjellje të mëdha magnetike dhe gjithashtu në prani të një dendësie të caktuar të substancës, e cila është brenda dhe quhet plazmë. Nëse ndonjë nga këta komponentë nuk është në normën e domosdoshme, reaksioni thjesht shpërbëhet, pa u formuar asnjë lloj ndotje radioaktive ose fatkeqësi, të cilat i njeh historia jonë” - saktëson doktoresha Ençeva.
Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Bozhidar Janev-BNR/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: ITER Organization, inrne.bas.bg
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..