Kur punonjësit e policisë e kalojnë kufirin ligjor për të rivendosur rendin, flasim për arbitraritet policor. Pikërisht, një i tillë qe ushtruar gjatë kohës së protestave antiqeveritare, të cilat filluan gjatë verës së vitit 2020. Tani, një vit më vonë, pamjet tronditëse të brutalitetit të policisë zbuluan fakte tepër të pakëndshme. Që të sqarohen shkaqet, të cilat kanë çuar deri në gjakderdhjen e protestave u krijua një komision i përkohshëm ligjor parlamentar, i cili filloi të merret me dëgjimin e personave përgjegjës, në këtë mes dhe të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev. Kohët e fundit një prej viktimave foli me deputetët dhe mediat -Daniell Pavllov, i cili tregoi sesi u tërhoq pas kordonit të policisë nga burrat me uniforma. Po të shikojmë profilin e këtyre njerëzve me uniforma - ai nuk përkon aspak me nocionin tonë të përfytyruar të punonjsve të zbatimit të ligjit:
“Me një rëndësi të veçantë është pyetja, nëse janë me të vërtetë policë, ose kriminelë të veshur si të tillë - komenton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Mihaill Ekimxhiev. - Vjet në rrjetin social u shpërndanë jo pak pamje me këta të ashtuquajturit “policë”. Ata kishin mjekra të mëdha, pajisje të vogla metalike të boksit, tatuazhe. Kjo nuk lejohet në institucione publike si Policia Kombëtare dhe Xhandarmëria, të cilët duhet të jenë engjëjt tanë mbrojtës dhe jo përbindësh që i rrahin fëmijët tanë.”
Sipas fjalëve të Ekimxhievit, njerëzit nga protestat antiqeveritare gjatë vitit 2020, nuk janë protestues të paguar, të cilët kanë shkuar në shesh vetëm për turmën:
“Ky nuk është profili i njerëzve nga propaganda e futbollit, por të njerëzve të cilët janë të pranishëm atje me bindje. Detyra e një aksioni të ngjashëm është të thyhet vullneti i tyre, që të mësohen se në Bullgari nuk mundet të protestosh ashtu siç të vjen.”
Por, a nuk ka ardhur koha, pas rasteve të dhunës policore, të rimendojmë funksionet e punonjësve të zbatimit të ligjit dhe cili është roli i tyre?
“Edhe sikur të pranojmë, se në një farë kohe policët kanë qenë shumë të emocionuar dhe kanë bërë gabim dhe i kanë tejkaluar të drejtat e tyre, ne u bëmë dëshmitarë të një abuzimi të qetë - shënon eksperti mbi komunikimet Ljubomir Allamov. - Një pjesë e madhe nga këta njerëz sikurse kanë harruar se ne i paguajmë rrogat e tyre, që të bëjnë jetën tonë më të mirë.”
Një sjellje të ngjashme demonstron dhe prokurori i përgjithshëm, i cili u paraqit “nga respekti ndaj parlamentit”, por përfitoi nga e drejta e tij kushtetuese për t'iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në mënyrë shumë të përgjithshme dhe pa asnjë lloj konkretizimi. Sipas avokatit nga Iniciativa “Drejtësi për secilin” Emill Georgiev, ekzistojnë dhe pyetje si kjo për dhunën policore, mbi të cilat Geshevi mund të jetë më konkret, pa e shkelur Kushtetutën:
“Ivan Geshevi sqaroi se është shumë problematike që kolegët të hetojnë kolegët, por nuk tha nëse është ndërmarrë diçka për zgjidhjen e këtij problemi. Gjithashtu mësuam se dhe ai ka bërë një raport mbi rastet e dhunës në polici, por nuk u bë e qartë nëse ai ka marrë vendime që lidhen me fuqinë e tij për të udhëzuar të gjithë prokurorët mbi zbatimin e duhur të ligjit”, tha Georgiev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..