Deputetët miratuan në leximin e parë azhurnimin e sigurimeve shoqërore shtetërore, përmes të cilit pensionet do të rriten mesatarisht me 12.5% nga 1 tetori 2021, për pensionet më të ulëta do të ketë një shtesë të veçantë që të barazohen me kufirin e varfërisë.
148 persona votuan “pro” aktualizimit, një - "kundër" dhe 48 abstenuan, vuri në dukje reporterja e BNR Marta Mlladenova.
Gjatë diskutimeve, deputetja nga "Ka një popull të tillë" (ITN) Mika Zajkova propozoi që pensioni minimal të jetë 189 EUR, në vend të 174 eurove të planifikuara. Ajo kritikoi idenë që pensionistët me pension minimal të marrin një shtesë sociale që të barazohen të ardhurat e tyre me kufirin e varfërisë.
Për momentin, pensionistët me pension minimal marrin 179 euro në muaj, 26 euro nga të cilat janë një shtesë.Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..