Tipçenica është një fshat i vogël në Bullgarinë Veriperëndimore. Banorët e tij na treguan edhe njëherë se që ku fillon “rruga” drejt jetës më të mirë, të renditur dhe të bukur. E pikërisht - nga ne vetë. Kompozicioni prej tre tendave /strehë/ të punuara prej druri me dorë pasurojnë që vonë rajonin e çezmës publike rreth fshatit Tipçenica.
Konstrukti i tendës me stola, tavoline dhe Barbecue është i vendosur mbi çezmën e cila gjendet në një pyll ahu, në rreth 300 metra përpara hyrjes në fshat. Ajo është vepër e mjeshtrit vendas drugdhendës Sergjej Cekov të cilit i është dashur një muaj për punimin dhe montimin e saj. Për përmirësimin e vendit publik para të veta personale ka dhuruar dhe banuesi vendas Ivan Ivanov, i cili në bazë të shembullit të paraardhësve tanë më të pasur, do që të lërë diçka për brezat e ardhshëm. Shpresa e tij është që me rrugën e re E79, e cila po ndërtohet aty, të mund të forcohet dhe interesi ndaj fshatit dhe ai të bëhet një vend më i bukur për të jetuar.
“Fshati ynë është shumë i gjallë. Në mbrëmje në barbecue është plotë me njerëz, kurse uji i çezmës është shumë i mirë dhe rrjedh gjatë gjithë vitit, “thotë Xha Ivani dhe shton se iniciativat rreth përmirësimit të fshatit Tipçenica do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Mes kureshtjeve në fshat është kisha vendase, e ndërtuar gjatë vitit 1830, ku dikur është gjendur shkolla e vjetër fetare. Ikonat dyqindvjeçare prej druri janë shumë mirë të ruajtura, në sajë të një prifti nga një fshat fqinjë i cili i ka ruajtur, derisa kisha është shkatërruar.
Shkolla e dikurshme e bashkisë është rikonstruktuar në një hotel komod me restorant dhe një kantinë personale me verë të bardha e të kuqe nga varietetet vendase.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..
Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze...